Tyson Fury kundër Oleksandr Usyk në muajin mars në Arabinë Saudite për ndeshjen më të fortë të dekadës. Boksi mund të dhurojë spektaklin më të madh të viteve të fundit me duelin e dueleve.
Britaniku kundër ukrainasit në një sfidë ku do të unifikojnë 5 gjerdanet më prestigjozë të sportit të boksit. Përpara se të ndeshet me Usyk me të cilin është ende në bisedime për detaje të ndryshme, “Gypsy King” do të sfidojë Derek Chisora në 3 dhjetor në “Tottenham Hotspur stadium”.
Ukrainasi për momentin mban në brez gjerdanët WBA, WBO, IBF dhe IBO, ndërsa Fury është kampion i pdiskutueshëm në WBC. Fury e ka sfiduar rivalin në distancë duke deklaruar publikisht se e shtyp në ring brenda 4 raundeve, ndërsa të ardhurat planifikohet të arrijnë deri në 600 milionë euro.