ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku 6 hours ago
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri 7 hours ago
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës? 8 hours ago
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses 11 hours ago
Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë 11 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Dugin është vetëm maja e ajsbergut, kush janë “profesorët” që orientojnë doktrinën e Putinit

albnews by albnews
24 August, 2022
in Bota
0
Dugin është vetëm maja e ajsbergut, kush janë “profesorët” që orientojnë doktrinën e Putinit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Atentati plot mistere ndaj automjetit të filozofit dhe ideologut rus, Alexandr Dugin, ku vdiq e bija Darya, ka tronditur opinionin publik rus, ndoshta edhe më shumë se lajmet që vijnë nga fronti ukrainas.

Jo vetëm sepse ngjarja ndodhi në Moskë, por sepse objekti ishte pikërisht një nga personat e cilësuara si nga ato më me influencë në Kremlin, edhe pse jo zyrtarisht.

RelatedPosts

SHBA-të shpallin katër grupe të majta evropiane si organizata terroriste

SHBA-të nisin “Shtizën e Jugut” kundër narkotikëve venezuelianë

Detajet e reja tronditëse nga ‘Sniper Safari’ në Bosnjë

Ndër to, Dugin cilësohet si nga më ekstremët. Lider dhe themelues në vitet ’90 të partisë nacional-bolshevike, praktikisht një parti e së majtës staliniane, por me simbolika të përafërta me nazi-fashizimin, Dugin prej vitesh mbante zyrtarisht postin e kreut të Sociologjisë në Universitetin e Moskës, por de facto edhe atë të këshilltarit të disa personazheve në zë të politikës ruse.

“Nuk ka të bëjë vetëm me denazifikimin e Ukrainës dhe mbrojtjen e Donbasit, jemi në luftë me Perëndimin, sepse ai është Antikrishti”, është një nga fjalitë e tij më të ashpra në mbrojtje të sulmit rus,  për të cilën thuhet se u pezullua nga posti universitar.

Por “profesorët” nga të cilët Putin thuhet se merr drejtimin e tij strategjik janë të shumtë. Duke filluar nga Sergey Karaganov, dekan i fakultetit të Ekonomisë dhe të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në universitetin e Moskës. Vizioni i tij për rolin shpëtimtar të Rusisë ndaj vendeve që dikur përbënin Bashkimin Sovjetik, ka qenë justifikimi teorik i fushatës ukrainase.

Por lista që ka inspiruar doktrinën Putin, duket e gjatë. Duke filluar nga 55-vjeçari Fyodor Lukyanov, kreu rus i Global Affair dhe mbështetës i orientimit drejt Pekinit dhe jo perëndimit të politikës ruse, bashkë me emra si Timofei Bordachev, emri më i shquar i Institutit të tipit “Think Tank” i njohur si Valdai Club, ku spikasin edhe emra të rinj dhe emergjentë si  Dmitry Suslov dhe Andrei Sushentsov, lektorë deri më tani në disa prej universiteteve më prestigjioze të botës, në Europë dhe në SHBA, por mbështetës ndaj vendimeve gjeostrategjike të Moskës zyrtare.

Bota akademike praktikisht nuk ka në majat e saj asnjë personazh disident, me rektorin e universitetit të Moskës, më i rëndësishmi në vend, Anatoly Torkunov, që sipas opozitës po shndërron universitetin në një makinë konsensusi për Putin dhe vizionin e një Rusie që supremacinë e saj duhet ta bazojë te forca ushtarake, dhe jo te rregullat ndërkombëtare.

Studentë të atij universiteti kanë qenë edhe figura sot të njohura si zëdhënësja e ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, ndër më aktivet gjatë luftës,  si dhe përfaqësues të mediave shumë të ndjekur, nga drejtoresha e kanalit  Russia Today Margarita Simonyan deri tek moderatori aspak i moderuar Vladimir Solovyov, që nga kanali shtetëror me i ndjekur në vend, ndoshta i vetmi që kapet në çdo cep të atij vendi aq të madh, përditë lëshon mllef dhe akuza ndaj perëndimit, armikut që duhet të shkatërrohet për mos t’u shkatërruar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

14 November, 2025
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

14 November, 2025
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

14 November, 2025
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result