‘Duhet të vini ta shihni vetë’: Dua Lipa fton 100 milionë fansat e saj të vizitojnë Prishtinën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pop ikona kosovare, Dua Lipa, nuk po rresht së promovuari festivalin Sunny Hill, njëkohësisht edhe Kosovën, përmes platformës së saj të jashtëzakonshme në internet.

Sunny Hilli ka qenë njëmend spektakolar që prej 4 gushtit kur ka filluar, e në të njejtën mënyrë pritet të konkludohet edhe sonte, në natën e fundit.

Artistë si vetë Dua, Skepta, AJ Tracey e J Balvin kanë performuar në miksin e dhjetra top këngëtarëve të tjerë lokalë në festivalin që po mbahet në Parkun e Gërmisë.

E Lipa po feston me bashkëkombasit e saj për çdo natë, duke shijuar nga afër performancat që i ka prenotuar vetë ajo, apo babai i saj, Dukagjin Lipa.

Ajo në postimin që ka bërë sot, e dielë, ka përfshirë ca foto e video nga momente të ndryshme në festival, ku shihet përkrah edhe disa prej top performuesve.

“Duhet të vini e ta shihni vetë”, ka shkruar ajo në Facebook e Instagram, ku ka plot 18 milionë ndjekës respektivisht 85 milionë nga e mbarë bota.

Shikoni më poshtë.

Share This Article