Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për garën ndaj Liverpoolit për titullin kampion të Ligës Premier këtë sezon.
City triumfoi 2-0 në udhëtim te Burnley në ndeshjen e javës së 31-të, ashtu sikurse bëri Liverpooli duke mposhtur 2-0 Watfordin në shtëpi.
Këto dy fitore bën që epërsia prej një pike të mbetet e njëjtë, me Cityn lider me 73 pikë dhe Reds në vendin e dytë me 72 pikë.
Se gara për titull pritet të jetë e ashpër deri në fund, këtë e mendon edhe trajneri i klubit nga Etihad Guardiola.
Guardiola shpreson që ekipi i tij t’i fitojë të tetë ndeshjet e mbetura dhe Reds të humbin ndonjërën që në fund ta fitojnë titullin kampion.
“Ne do të luftojmë. Shpresojmë që Liverpoolit do të humbas kundër ndeshje, por përveç kësaj ndeshje – unë nuk mendoj se ata do të humbin pikë”, ka thënë fillimisht Guardiola për BBC.
“Ne duhet të përballemi me presionin. E kemi bërë këtë në të kaluarën kur është dashuri t’i fitojmë 14 ndeshje radhazi në vitin 2019”.
“Tani, ne duhet të fitojmë tetë ndeshje, përndryshe nuk do të jemi kampion”, përfundoi trajneri i Cityt.