Duka reagon pas ndeshjes me Spanjën: Iu dhamë bukuri tribunave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka reagoi për rezultatin e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Spanjës dhe eliminimin e kombëtares nga Europiane.

Kreu i FSHF vlerësoi lojën e djemve të ekipit përballë 3 skuadrave më në zë të futbollit, teksa shtoi se Shqipëria largohet me kokën lart nga ky kompeticion dhe dhuroi spektakël si në fushë ashtu edhe në tribuna.

“Faleminderit! Jemi jashtë Euro 2024, pas tre ndeshjesh në një grup me skuadra si Italia, Kroacia e Spanja, por duhet të jemi krenarë. Duhet të jemi krenarë që djemtë na sollën në këtë Europian, duhet të jemi krenarë për atë që dhanë në fushë, duhet të jemi krenarë që u dhamë bukuri tribunave me ngjyrat tona kuqezi, që mbushëm rrugët dhe sheshet në Gjermani duke shpërndarë shumë dashuri, përmes sportit më të bukur në botë, futbollit. Faleminderit futbollistëve, stafit teknik dhe të gjithë tifozëve për këtë Europian!”, shkruan Duka.

Share This Article