Duka: Reja ka bërë një punë të mirë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edoardo Reja nuk e rrezikon stolin e Kombëtares shqiptare, madje rinovimi duket i sigurt.

Këto janë fjalët e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për “Radio Punto Nuovo”.

“Nuk rrezikon aspak, Reja ka bërë një punë të mirë. Sigurisht që edhe ai ka një pjesë të fajit për rezultatet e ndeshjeve të fundit, ashtu si të gjithë ne. Me Andorrën duhet të bënin diçka më shumë e kemi nënvlerësuar, megjithatë Reja nuk rrezikon”, tha ai.

Më pas Duka ka bërë edhe një analizë për lojtarët që Shqipëria ka në përbërje.

”Kemi shumë lojtarë që luajnë në Serie A dhe Serie B, janë futbollistë të mirë, por nuk e di, ndoshta skuadrat e tjera janë më të forta”, thotë ai.

Share This Article