Vite pasi u zhvendosën për të jetuar në Kaliforni, Dukesha e Sussex, Meghan ka treguar një gjë të papritur që i mungon nga koha kur jetonte në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë një bisede me Tan France, yllin e “Queer Eye”, në një episod të sezonit të dytë të serialit të saj në Netflix, With Love, Meghan, Dukesha e Sussex-it, 44 vjeç, zbuloi një nga stacionet e saj të preferuara të radios gjatë kohës në Angli.
“Sinqerisht, një nga gjërat që më mungon më shumë nga Britania është një stacion radioje që quhet Magic”, tha Meghan.

“Magic FM?” – u përgjigj France, 42 vjeç, duke qeshur. “Wow. Më fal që po ta them publikisht, por ai është si një stacion për gjyshe”.
Meghan u përgjigj: “Po, unë do jem ajo gjyshja. Stacioni im i preferuar në makinë tani quhet Mom Jeans. Është një stacion me këngë të vjetra, ato që këndon me gjithë shpirt dhe që harroje se ekzistonin. E dua”.
Dukesha e Sussex, ka ndarë një mori detajesh nga jeta e tyre private familjare në sezonin e dytë “With Love, Meghan”, i cili doli së fundmi në Netflix.