Dukesha Kate Middleton izolohet pas kontaktit me një person të infektuar me virus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pallati mbretëror në Britaninë e Madhe ka njoftuar të hënën se Dukesha e Cambridgit, Kate Middleton, është vënë në vetizolim, pasi ka qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Middleton pritej që të merrte pjesë të hënën në disa ceremoni me bashkëshortin e saj, princin William, për shënimin e 73-vjetorit të Shërbimeve Kombëtare të Shëndetësisë. Por, zyra për media e çiftit në Kensington Palace ka njoftuar se Dukesha është vetizoluar në shtëpinë e saj, pasi që javën e kaluar ka qenë në kontakt me një person që ndërkohë ka rezultuar pozitiv në test.

Sipas rregullave, aktualisht në fuqi në Britani, kontaktet e rasteve të konfirmuara me koronavirus duhet të karantinohen në shtëpi për dhjetë ditë. Pallati ka njoftuar se 39-vjeçarja Middleton nuk ka ndonjë simptomë të COVID-19. Si ajo, ashtu edhe Williami kanë marrë dozat e para të vaksinave kundër koronavirusit në maj.

Share This Article