-Nga Joel Golby
Jam përherë i zhgënjyer nga shtrirja e imagjinatës time kur ulem dhe i drejtohem koti vetes sikur një personi të pasur. Për disa arsye “të pasurit e një pishine të madhe” përfshihet gjithmonë. Tri pushime brenda vitit, diçka e tillë. Ndoshta fluturime të klasit të parë. Ndoshta mësimi për ngasje, ndoshta një shofer, s’mund ta vendos. Mendoj se duhet të ndalojë së pauzuari kur vendet e “Burritos” më pyesin nëse dëshiroj “guacamole”, por që tërheqja nga kjo sjellje do të merrte kohë.
Mendoj se ka një limit se sa një qenie njerëzore mund të shpenzojë pasuri në mënyra interesante, dhe kufiri del të jetë nën 2 milionë funta. Nëse do të isha miliarder, thjeshtë, do të isha një shumë mërzitës. Do të zmbrapsesha brenda një rezidence, do të merrja kufje për PlayStation tim që s’e përdori kurrë, mandej do të paguaja Robbie Williams për të ardhur e për t’u bërë shoku im. Kaq për këtë.
Më duhet të pretendoj se çdo miliarder është i mërzitur, ngase, shumica prej tyre duket se përfundojnë duke i sjell rrotat e tyre përbrenda pallateve të tyre që shkëlqejnë nga xhami, shohin pasurinë e tyre neto dhe kalon në një organizim të madh me 5 ekrane, dhe më pas me sigurinë që nata ndjek ditën, nisin të veprojnë në një mënyrë e cila mund të përshkruhet veç si “strukje”. Vitet e fundit të Elon Musk, natyrisht, kanë qenë paska të sikletshme. I tërë qyteti i Neom, një projekt i kotë i Mohammed bin Salman, është fundamentalisht një përulje. (“Oh, kështu është një vijë e gjatë, a po? Sapo është arritur që Ronaldo të realizojë hat-trick të trefishtë për audiencën e askujt? Uou. Do ta pres biletën e fluturimit”.
Më pastaj është Jeff Bezos i cili, këtë javë është marrë vesh se ka pasur një figurë të skalitur të së dashurës së tij, Lauren Sanchez, të vendosur në pjesën e përparme të superjahtit të tij që ka vlerë 500 milionë dollar. Kjo është një asi gjëje që një 14-vjeçar do ta vizatonte në pjesën e pasme të një libri të matematikës, por që ta bënte të vërtetë. Kjo padyshim që është gjëja më e lezetshme e bërë ndonjëherë. Kjo është arsyeja se pse shumë miliarder përfundojnë duke njomur hapësirën e budallallëkut, apo s’është kështu?Një një pikë të caktuar, pasuria juaj më të vërtetë e eklipson atë që mund ta bëni, dhe ka aq shumë hera që ju mund të merrni udhë drejt Maldiveve përpara se të mërziteni. Gjëja e fundit që mbetet për ta bërë pas asaj është blerja e Twitterit ose bërja e barkës suaj pa kuptim.
Edhe nëse nuk pajtoheni me konceptin absolut të miliarderëve, duhet ta pranoni: kultivimi aktual duhet të bëjë pak më shumë për të frymëzuar frikë, të jetë më i vështirë, ose të jetë më xheloz në mënyrë vërtetë nxitëse. Ka dy opsione të tjera me statusin e miliarderëve, natyrisht: natyrisht: bëhu i shurdhër, ose i papërshtatshëm. Bill Gates – sipas fjalës “burri më i pasur në Tokë”, kur unë po rritesha – ka bërë shumë punë të jashtëzakonshme në kanalizimet e ujit, gjë që është e mrekullueshme, por nuk do të dëshironit të flisnit me të për këtë gjatë një ndeje, apo do të donit?
Ngjashëm, nuk mund të parafytyroj diçka më të keqe se sa të përpëlitem në qoshe me një birrë të ngrohtë, derisa Mark Zuckerberg më shikon dhe më tregon se si metaversi është në të vërtetë mirë tani. Por, derisa lodhja nuk është mëkat, duket se nënvizon se sa pak ka për të bërë në të vërtetë pasi të keni fituar një nivel pasurie. A i duhet vërtet Zuck-ut një vlerë neto prej 84 miliardë dollarësh për të veshur bluza dhe për t’u marrë shumë me pjekjen e mishit në skarë? Unë thjesht do të doja që një miliarder të përqendrohej në diçka të mrekullueshme dhe Bond zuzar. Edhe miliarderët e famshëm nuk janë aq të lezetshëm: Kylie Jenner është padyshim motra më pak interesante e afërt me Kardashian, dhe nuk po kërkoj të trokas “Stan Twitter”, por është e drejtë të them se Rihanna ka qenë shumë më pak zbavitëse që kur i bëri gjithë ato para. Po ma tregoni mua që asnjëri prej tyre nuk mund të komplotojë për të hedhur në erë hënën? Ata as nuk do ta duhej ta hidhnin në erë, thjesht të fillonin të montonin laserin e madh. Na jepni diçka.
Çka, më pastaj, është pika e ëmbël e të qenit i pasur por ende i aftë për ngrohtësi. Fatmirësisht, lista e të pasurve e Sunday Times doli këtë javë, kështu që kalova nëpër të për shumë kohë për të gjetur një emër që njihja e që kuptova se nuk ishte vetëm një djalë anonim i quajtur Alex, i cili trashëgoi shumë prona nga babai i tij që ishte lord dhe mendoj se e kam gjetur.
Triptiku i Harry Styles, Adele dhe Chris Martin – një gamë pasurie e vlerësuar prej 140 milionë deri në 165 milionë funte – janë në prag, mendoj. Përtej kësaj, nuk mund të jesh më i lezetshëm (më falni, Elton John). Më pak se aq, ndoshta mund të largoheni duke qenë akoma pak i lezetshëm. Por të tre ata janë në zonën e rrezikut. Styles me të vërtetë duhet të jetë shumë i kujdesshëm për të mos fituar më shumë se 20 milionë funte këtë vit, dhe Adele duke bërë karaoken e fundit Carpool e vendosi atë në avantazh. Të qenit I pasur, imagjinoj, është vërtet e mrekullueshme. Por në një moment ajo thjesht bëhet jashtëzakonisht e sikletshme.
Joel Golby është shkrimtar për The Guardian dhe Vice, po ashtu autor në Brilliant. Tekst i publikuar në The Guardian