“Duket si kockë”, shkëmbi i pazakontë në Mars fut shkencëtarët në mendime

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sonda hapësinore e NASA-s, Curiosity, ka shkrepur një foto që tregon një strukturë të çuditshme nga sipërfaqja e planetit të kuq, dhe një eksperte thotë që është më e pazakonta që ka parë deri më tani.

Pamjet e shkrepura nga roboti, që ka përmasat e një makine, duket se shohin disa maja që dalin nga një shkëmb i shtrirë në bazën e kraterit Gale, i cili është 154 km i gjatë.

Krateri Gale mendohet se 3.5-3.8 miliardë vite më parë ka qenë liqen në Mars.

Fotot janë shkrepur më 1 prill dhe kanë shkaktuar jo pak reagime online, për atë që mund të “fshihet” pas tyre.

Disa e kanë krahasuar strukturën me një kockë peshku ose degë bredhi, dhe thonë se do të ishte shumë e vështirë që të cilësohej si një formacion natyror shkëmbor këtu në Tokë

Curiosity ndodhet në kraterin Gale që nga gushti 2012 si pjesë e misionit të NASA-s në Laboratorin e Shkencës në Mars.

Astrobiologia Nathalie A. Cabrol ndau një foto në Twitter, duke komentuar se “në 20 vite që studion Marsin, ky është shkëmbi më i çuditshëm që ka parë ndonjëherë”.

Pavarësisht spekulimeve, disa besojnë se bëhet fjalë për shkëmbinj të gërryer nga erërat në mars.

Share This Article