Duma: Beccheti një sagë mashtrimesh për hakmarrje politike me një faturë të rëndë për shqiptarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë seancës së sotme plenare, deputetja Grida Duma teksa u ndal tek çështja “Beccheti” reagoi me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se kjo çështje është një sagë mashtrimesh për hakmarrje politike që ka një faturë shumë të rëndë për shqiptarët.

“120 milion do të paguhen nga Shqipëria. Nga pikëpamja politike keni zhytur vetveten në të njëjtën gropë. 120 milion euro dëm kanë ardhur sepse keni ndërhyrë ju. Nuk ka rëndësi se si e kemi gjetur ne vendimin, por çështja sot është kjo ka ndodhur. Ne shpesh vuajmë nga memoria e shkurtër. Edi Rama që gjatë kohës që trajtohej çështja Beccheti dilte nëpër emisione dhe vetëm bërtiste. Gjatë kohës që çështja ishte ne gjykatë kërcënonte gjykatësit. Është një sagë mashtrimesh për hakmarrje politike që ka një faturë shumë të rëndë”, tha Duma.

Ndër të tjera ajo theksoi se Shqipëria është një vend i mrekullive, por keqmenaxhimi i qeverisë ka sjellë vetëm korrupsionin në vend.

Share This Article