Duma: PD ndaloi vijimin e punës në Unazën e Re

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, u shpreh se PD ka ndaluar vijimin e punës në Unazën e Re.

Deklarata e Dumës: 

Shqipëria është një treg shumë i vogël ekonomik. Padyshim të numërosh oligarkë, siç PD e ka bërë me platformën e saj për rimëkëmbjen e ekonomisë nuk është një gjë e thjeshtë. Edhe nga pikëpamja eketorale. Nëse ne flasim për një treg që superon 2 milion konsumatorë të godasësh 5 – 6 kompanitë e mëdha që përfaqësojnë vende pune, interesa, kjo do të thotë që ke marrë përsipër një sakrificë të madhe ndaj situatës tënde elektorale. PD këtë e ka bërë me emra konkretë deri aty sa ndaloi, vijimin e Unazës së Re. PD edhe me faktin që kur u hapën kartat, në listën e parlamentarëve të opozitës nuk u gjet askush me rekorde kriminale, por procesi i dekriminalizimit skarcoi 17 vetë nga opozita tregon që këtu kemi pasur vullnet. Le të ndajmë të mirën nga e keqja tek opozita në mënyrën më të mirë të mundshme.  Padyshim që opozita për mua duhet ta tregojë këtë edhe me përfaqsimin dhe alternativën që duhet të qaset. Nuk ka një mënyrë në politikë se si do të ndodhë e nesërmja, por për mua një mënyrë që siguron në shumicën e rasteve, 99% e rsteve është përfaqësimi me alternativën e vet.

Share This Article