Deputetja demokrate Grida Duma bëri me dije se zyrtarisht në PD nuk ka pasur informacion lidhur me vendimin non grata për Berishën.
Në RTV Ora, ajo tha se në PD sigurisht që ka nevojë për diskutim dhe kritikë, edhe pse një gjë e tillë është kthyer në snobizëm në raport me PD-në.
“Zyrtarisht në PD nuk ka pasur informacion se ky vendim do të trokiste, pra vendimi non grata i z. Berisha. Sigurisht që ka një analizë për zgjedhjet dhe kjo nuk ka asnjë dyshim. Rikthimi në bazë për këtë analizë është gati-gati sipërfaqësor. Kush kanë qenë kandidatët dhe strukturat në fushatë, kemi të dhëna dhe shifra për të diskutuar, nëse ka qenë çështje organizmi, apo diçka më e madhe se sa çështjet strategjike.
Unë nuk kam për të thënë ndonjëherë se një parti politike nuk ka gjëra për të përmirësuar. Sigurisht që ka. Kjo është sikurse të ishim në një situatë perëndimore për të parë nga vetja. Sigurisht që unë nuk dua që elementët e brendshëm të mos bëhen. Këto diskutime bëhen përditë në PD, sidomos sot që të gjithë kritikojnë PD-në edhe për snobizëm”, tha Duma.