Dumani: Grupet kriminale veprojnë në 9 qytete. Paratë pastrohen në blerje apartamentesh, të përfshira dhe bankat

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në raportimin vjetor përpara Komisionit të Ligjeve, drejtusi i SPAK Altin Dumani ka evidentuar se grupet kriminale shqiptare janë sofistikuar dhe e kanë shtrirë aktivitetin ndërkombëtarisht.

Në fjalën e tij, Dumani theksoi se grupet shqiptare të përfshira në trafikun e drogës, kanë pozicione dominuese në vendet e origjinës, përfshirë edhe ato në Amerikën Latine.

Altin Dumani ka renditur edhe disa prej veçorive të grupeve kriminale shqiptare.

“Disa prej veçorive janë anëtarët prej 20-25 persona, aktiviteti polikriminal, dhuna për kontroll territori, përfshirja e femrave në pozicione dytësore, vrasje të sofistikuara me pagesë, komunikimet e koduara, dhe konvertimi i parave në kriptovaluta”.

Drejtuesi i SPAK theksoi se grupet kriminale veprojnë në 9 qytetet në Shqipëri. Pastrimi i parave bëhet kryesisht në kryeqytet dhe zonat bregdetare, ndërsa në qytetet e tjera janë të përfshira në trafikun e drogës dhe krime të tjera.

“Tregjet kriminale në Shqipëri paraqesin situatë shqetësuese me grupe aktive në qytete si Tiranë Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fieri, Shkodra, Elbasani, Kurbini dhe Fushë-Kruja. Në Tiranë dhe qytetet bregdetare, grupet merren kryesisht me pastrimin e parave, ndërsa trafiku i narkotikëve është shfaqur problematik në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Kurbin. Korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë është i evidentuar në Durrës, Shkodër, Laç dhe Fushë-Krujë. Vrasjet dhe tentativat për vrasje janë të shpeshta në Durrës, Fushë-Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan. Në Fushë-Krujë është i pranishëm tregtia e armëve, lëndëve shpërthyese si dhe makinat e vjedhura të cilat pastaj përdoren në ngjarje kriminale.

Investimet në prona të luajtshme dhe të paluajtshme mbetet mënyra kryesore për pastrimin e parave në Shqipëri, veçanërisht në apartamente, ndërtesa dhe njësi shërbimi në Tiranë dhe zona turistike kryesisht në Vlorë, Durrës, Lezhë. Gjithashtu një numër i konsiderueshëm parash dyshohet se depozitohen në llogari bankare në emra shoqërish tregtare ose të afërm të të dyshuarve. Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri përfshin përdorimin e bankave dhe bizneseve shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italiane”, u shpreh Altin Dumani.

Share This Article