Dumani me deputetët e KiE, hetim pasuror ‘çunave të Londrës’ 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I ulur në karriget e posaçme për këshillin e Ministrave në Parlament, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani kërkoi edhe njëherë nga salla ku vendos politika, që të mos cenohet pavarësia e institucionit që drejton.

Përballë Komisioni Drejtues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, kreu i SPAK radhiti edhe sfidat me të cilat po përballet, që nga mandati i prokurorëve të posaçëm deri tek çështjet 50 mijë lekëshe që marrin kohë.

Deputetët e Këshillit të Europës nuk u treguan diplomatë përsa i përket aktiviteti kriminal të shqiptarëvë në Ekuador dhe Britaninë e Madhe. Për ‘çunat e Londrës’ Altin Dumani dha një lajm të keq.

Kreu i SPAK përsëriti edhe një herë në sytë e ndërkombëtarëve, nevojën për t’u dhënë mundësi prokurorëve të posaçëm që të kenë mundësi të hyjnë në garë edhe pas përfundimit të mandatit të tyre. Ky ndryshim ka nevojë për ndërhyrje në Kushtetutë që deri më tani politika shqiptare ka hezituar t’i japë dritë jeshile.

Share This Article