Durrës, aksident tragjik, përplaset nga makina, ndërron jetë 57-vjeçari

albnews
By
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Fllakë të Durrësit. Një person  me biçikletë është përplasur për vdekje nga një makinë. Personi i cili ka humbur jetën është S.V., 57 vjeç. 

“Mbasditen e sotme, në segmentin rrugor Fllak-Bisht Kamëz, një automjet me drejtues shtetasin A. K.,54 vjeç, ka përplasur shtetasin S. V., 57 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka ndëruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Po në Durrës, një autobus ka “marrë përpara” një këmbësor. Ngjarja e rëndë është regjistruar në rrugën “Adria”, në hyrje të qytetit bregdetar. Sipas informacioneve paraprake policore, këmbësori është transportuar menjëherë në spital dhe është në gjendje të rëndë.

Share This Article