Durrës/ Arrestohet 44-vjeçari, i sekustrohen 2 armë, 1 granantë dhe municion luftarak

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Hidden Line”, gjatë të cilit janë sekuestruar 2 armë zjarri, 1 granatë, municion luftarak, 1 armë e ftohtë dhe një palë pranga.

Në kuadër të operacionit, është arrestuar në flagrancë 44-vjeçari V. Rr., i cili dyshohet se i posedonte armët në studion e tij të tatuazheve me qëllim trafikimin.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcën e Posaçme Operacionale, organizuan dhe finalizuan operacionin bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative.

Gjatë kontrollit në subjektin e shtetasit V. Rr., në lagjen nr. 4 të Durrësit, u sekuestruan:

  1. 1 pistoletë dhe 1 armë zjarri tip kallashnikov
  2. 1 granatë dhe municion luftarak i ndryshëm
  3. 1 armë e ftohtë (dorezë metalike)
  4. 1 palë pranga si të Policisë
  5. mjete për pastrimin e armëve dhe një celular

Shtetasi arrestuar dyshohet për veprat penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal vijojnë, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Share This Article