Durrës/ Dy persona gjenden të pajetë, ja çfarë dyshohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy persona janë gjetur të pajetë në Durrës gjatë ditës së djeshme, në rrethana që paraprakisht dyshohet se lidhen me shkaqe natyrale.Një 82-vjeçar u gjet pa shenja jete në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij në fshatin Kalush, ndërsa një tjetër shtetas 62-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në lagjen nr.13 të qytetit.Nga këqyrja paraprake e trupave, autoritetet bëjnë me dije se nuk janë konstatuar shenja dhune. Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.Njoftimi i policisë:Më datë 09.12.2025: -u gjet në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, në fshatin Kalush, trupi i pajetë i shtetasit H. B., 82 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale; -u gjet në banesën e tij, në lagjen nr. 13, trupi i pajetë i shtetasit B. M., 62 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale;

Share This Article