Durrës, kontrabandë me produkte kozmetike, prangoset 30- vjeçari

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Durrësit ka konstatuar dhe goditur të mërkurën një rast të futjes së mallrave të kontrabanduara në vendin tonë, me qëllim tregtimin e tyre me pakicë.

Një 30- vjeçar, i cili kishte magazinuar në banesë, mijëra produkte kozmetike të kontrabanduara, është arrestuar nga ana e uniformave blu. Atij i janë sekuestruar edhe  produktet e dyshuara të futura kontrabandë.

Sipas policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për konstatimin dhe goditjen e krimeve ekonomike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës evidentuan një rast të futjes së mallrave të kontrabanduara në vendin tonë.

“Për këtë rast u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi B. N., 30 vjeç, banues në Durrës. Në një magazinë në lagjen nr. 14, pjesë e banesës së 30-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1830 produkte kozmetike (kremra dhe vajra për përdorim në plazh) të dyshuara të kontrabanduara, për shkak se nuk ishin të shoqëruara me faturat përkatëse doganore apo të origjinës.“- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.

Këto produkte, sipas policisë, që dyshohet se ishin magazinuar me qëllim tregtimin me pakicë, në dyqane të ndryshme.

Share This Article