Durrës, mijëra besimtarë mblidhen në sheshin “Liria” për faljen e Fitër Bajramit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën mëngjesin e kësaj të premteje në Durrës, në sheshin “Liria”, për të falur Fitër Bajramin. Që herët në mëngjes, besimtar të të gjitha moshave iu drejtuan sheshit dhe Xhamisë së Madhe të qytetit, duke krijuar një atmosferë plot përkushtim.

Gjatë faljes u përcollën mesazhe për besim, falje dhe solidaritet, me theks te ndihma për ata në nevojë dhe rëndësia e harmonisë mes njerëzve.

Pas përfundimit, besimtarët shkëmbyen urimet tradicionale, duke e kthyer ditën në një moment gëzimi dhe bashkimi për të gjithë.

Share This Article