Durrës/ Sekuestrohen mbi 176 mijë uro në Port, u gjetën në një autobus që vinte nga Bari. Në pranga 2 shoferët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shumë e konsiderueshme, 176 190 euro, është sekuestruar në Portin e Durrësit këtë të diel (15 tetor). Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se shuma e eurove ishte fshehur në një autobus që vinte me tragetin e linjës Bari-Durrës.

Pas kontrollit të imtësishëm nga policia, në brendësi të autobusit u gjetën 176 190 euro, 500 dollarë, 50 euro të falsifikuara, një pako me fishekë çifteje dhe qindra shishe verë, pije të tjera alkoolike dhe mallra të ndryshme.

Janë vënë në pranga dy shoferët e autobusit, personat me inicialet A. A., 34 vjeç, banues në Berat  dhe A. B., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Policia njofton se vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Trafikimi i armëve dhe municioneve”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimi doganore ose të akcizës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të kryera në bashkëpunim.

Share This Article