Durrës/ Vritet një 38-vjeçar, policia kontrolle për autorët, në ndihmë edhe 2 grupe të FNSH

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 38-vjeçar është qëlluar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, tek shinat e trenit në Sukth, Katund.

Policia bëri me dije se 38-vjeçari pas atentatit u dërgua në spital, aty ku dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe po punon identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të FNSH-së Tiranë.

Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar  është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftim.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që ndodhi në harkun e 24-orëve, pasi kujtojmë se ditën e djeshme një tjetër vrasje ndodhi në Rrëshen, ku dy persona qëlluan me armë për vdekje Martin Bardhin dhe plagosën 3 të tjerë.

Share This Article