Durrësi e nis më herët sezonin turistik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sezoni turistik duket se nis më herët këtë vit, ndaj edhe përgatitjet janë të dukshme kudo në zonën e plazhit.

Kontratat me agjenci të huaja janë lidhur prej kohësh ndërsa menaxherët e hoteleve thonë se që në muajin Prill pritet ardhja e grupeve të para me turistë të huaj. Bazuar dhe tek kontratat, pritshmëritë janë që ky vit turistik të jetë më i mirë.

Në pikun e sezonit turistik duket se do të jetë e vështirë të gjenden dhoma të lira, pasi muaji Korrik dhe Gusht nuk kanë më hapësira për rezervime.

Shumica e hoteleve cilësore në zonën turistike nga Durrësi deri në Qerret, në një vijë bregdetare po aplikojnë  paketat ‘all inclusive’, ku turistët e huaj kanë të parapaguar ushqimin, akomodimin, aksesin në plazh dhe SPA Center.

Ajo që vihet re gjatë dy viteve të fundit në këtë zonë është edhe rritja e ndërtimeve të reja, pasi ka një kërkesë në rritje nga viti në vit nga ana e agjencive të huaja turistike për bregdetin shqiptar./Tv Klan

Share This Article