ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Buka në dietën tonë, e nevojshme apo rrezik për shëndetin? 13 hours ago
Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë 13 hours ago
Fitoi një yll Michelin, por e vetmja gjë që dëshiron të bëjë është të shesë akullore 13 hours ago
Medvedev: Moska do sekuestrojë asetet britanike në Rusi dhe territoret e pushtuara ukrainase 13 hours ago
Tarifat globale të SHBA, administrata Trump i drejtohet gjykatës supreme 13 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

“Durrësi ka ikur në mënyrë kaotike!” Arkitekti Frashëri: Firmat e ndërtimit dikur i bënin profesionistët, tani kush nuk bëri…

albnews by albnews
29 November, 2023
in Shqiperia
0
“Durrësi ka ikur në mënyrë kaotike!” Arkitekti Frashëri: Firmat e ndërtimit dikur i bënin profesionistët, tani kush nuk bëri…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

I angazhuar që në fillim të viteve ’90 me kompaninë e ndërtimit që e ngriti në Durrës së bashku me mikun e tij Hajdar Kovaçi, arkitekti Edgar Frashëri është kritik për mënyrën sesi është zhvilluar qyteti bregdetar në këto 30 vite tranzicion.

“Durrësi ato rrugë që ka pasur, ato ka. Nuk ka ndryshuar. Skema e trafikut, skema e qytetit është po ajo. Asnjë rrugë e re nuk është bërë me përjashtim të asaj që është paralel me murin e portit, që është një lloj unaze e sajuar në mënyrë amatore”,- thotë ai në një prononcim për “DurrësLajm”.

RelatedPosts

Durrës – Taksa mbi jahtet luksoze solli 10 milionë euro në buxhetin e shtetit në 8 muaj

Manastirliu prezanton Kodin e ri të Etikës për Mësuesit: Busull morale dhe profesionale

Vendi vakant në Kushtetuese, KED nxjerr listën e kandidatëve: Do zbatohen të gjitha fazat e përzgjedhjes

Kaosin me ndërtimet, që e shndërruan qytetin buzë detit në qytet të betonizuar, arkitekti Frashëri ia atashon babëzisë për të ndërtuar nga ana e personave që nuk e njihnin këtë sektor dhe lumit të parasë që u hodh përgjatë viteve.

“Firmat e ndërtimit në atë kohë i bënim ne që ishim profesionistë. Tani kush nuk bëri firmë, bëri edhe një kapter ushtrie, që ishte shumë i fortë. Eshte punë paraje. Në fillim nuk kishte para, pastaj kur nisi të grumbullohej paraja luajti rolin e vet në vendimmarrje. Durrësi, ç’është e vërteta, ka ikur në mënyrë kaotike”.

Nëntoka e Durrësit është një nga asetet më të vyera të qytetit 3000-vjeçar, por vala e ndërtimeve pa kriter e ka dëmtuar rëndë. Për Frashërin është e pakuptimtë që të zbulosh site mjaft të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe më pas t’i mbyllësh brenda pronave private. sinkron

“Unë di që janë varrosur objekte shumë të rëndësishme për interesa personale, siç ishte lagjja romake. Nuk kanë vlerë ato kur i fut në bodrume, në themele. Apo mozaiku që është future në oborrin e një shtëpie dhe ai që e ka marrë atë oborr thotë do ta ruaj unë. Mozaiku nuk ka pse të ruhet nëntokë. Duhet të jetë i ekspozuar, që ta shohin, të bëhet atraksion turistik. Për këtë duhet të vijnë turistët në Durrës”.

Morisë së ndërtimeve shumëkatëshe që kanë hedhur shtat në 30 vite, pritet t’i shtohen të tjera, që do të jenë pjesë e projektit “Durrës Marina”. Parimisht arkitekti Frashëri është pro këtj projekti.

“Mirë është që të kthehet në port jahtesh. Këta i kanë bërë llogaritë atje, i kanë bërë hesapet. Po të bëhet, jo të fillojë dhe të mbetet rrugës”.

Për Frashërin, ndërtimi i një porti jahtesh është domosdoshmëri për qytetin bregdetar dhe vlerë e shtuar për ekonominë. Ai shprehet skeptik për godinat shumëkatëshe të projektit 2 miliardë euro, por ndërtimi apo jo i tyre mbetet të shihet në vazhdimësi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Buka në dietën tonë, e nevojshme apo rrezik për shëndetin?

Buka në dietën tonë, e nevojshme apo rrezik për shëndetin?

4 September, 2025
Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

4 September, 2025
Fitoi një yll Michelin, por e vetmja gjë që dëshiron të bëjë është të shesë akullore

Fitoi një yll Michelin, por e vetmja gjë që dëshiron të bëjë është të shesë akullore

4 September, 2025
Medvedev: Moska do sekuestrojë asetet britanike në Rusi dhe territoret e pushtuara ukrainase

Medvedev: Moska do sekuestrojë asetet britanike në Rusi dhe territoret e pushtuara ukrainase

4 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result