Durrësi: Normaliteti kushtetues mund të arrihet me dialog

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta ka vijuar me thirrjen për dialog mes mazhornacës dhe opozitës për të zgjidhur krizën politike në vend.

Meta: Besoj vetëm tek dialogu dhe tek zgjidhja politike, përmes një dialogu të përgjegjshëm dhe real, për të vendosur normalitetin kushtetues, institucional, demokratik të vendit.

Meta u shpreh se palët duhet të përdorin arsyen dhe jo forcën, ndërsa për mitingjet e mazhornancës dhe demostratat e opozitës tha se janë të panevojshme.

Meta: Këto 22 vjet nuk mund të shkojnë në dëm, për hir të kokfortësive dhe të demonstrimeve të forcës përmes mitingjeve dhe antimitingjeve të panevojshme.

Këto deklarata, kreu i shtetit i bëri nga Durrësi, me rastin e 80-vjetorit të nisjes së rezistencës Antifashiste nga ku nderoi dhe  Heroin e Popullit,  Mujo Ulqinakun. Ai kujtoi përparimet që ka bërë Shqipëria që pas viti 1997, teksa theksoi se këto hapa nuk mund të shkojnë dëm për shkak të kokëfortësisë së liderëve politik. 

Share This Article