Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Valon Berisha, luajti 81 minuta me Fortuna Dusseldorfin në fitoren kundër Schalkes në Bundesligë.
Takimi i xhiros së 28-të përfundoi me shifrat 2:1 në të mirë të skuadrës së Berishës. Berisha dha kontribut të madh në këtë fitore në rolin e tij në mesfushë.
Schalke në fakt kaloi në epërsi më herët në minutën e 53-të me anë të McKenniet. Por dy gola të shpejtë për pesë minuta nga Hennings dhe Karaman, në minutat 63 dhe 68, bënë që në fund Dusseldorfi t’i arkëtojë pikët e plota.
Dusseldorfi shkon në kuotën e 27 pikëve pas 28 xhirove, dhe ka një pikë më pak se Mainzi i vendit të 15-të që siguron mbetjen në elitën e futbollit gjerman.
Në ndeshjet e tjera me Paderbornin luajti mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Klaus Gjasula, që u ndëshkua sërish me karton të verdhë. Për të ishte kartoni i 15-të i sezonit. 30-vjeçari Gjasula dhe dy kartonë të verdhë e thyen rekordin për më së shumti kartonë të verdhë brenda një sezoni në Bundesligë. Ai u zëvendësua në minutën e 79-të në barazimin pa gola në udhëtim te Augsburgu.
Elvis Rexhbeçaj luajti për 90 minuta me Kolnin në humbjen 3:1 në udhëtim te Hoffenheimi.