Më pas, “Apokalipsi” nga Francis Ford Coppola dhe “Luftëtari i fundit”, me protagonist Jean Reno.
Të dhëna të tjera janë mësuar lidhur me bosin e drogës Matteo Messina Denaro, i arrestuar më 16 janar, i cili mësohet se e kaloi kohën në banesën e tij duke lexuar ose shikuar filma. Sipas mediave italiane, Carabinieri del Ros gjetën 212 DVD në dhomën e ndenjes ku ishin varur posterat e Kumbarit dhe Xhokerit. Ato që ishin rregulluar pranë televizorit ishin: i pari ishte “Historia e fashizmit – origjina 1912-1922, hapat e parë të Musolinit në qeveri“, një prodhim Rai Trade.
Më pas, “Apokalipsi” nga Francis Ford Coppola dhe “Luftëtari i fundit”, me protagonist Jean Reno. Më pas, “Alexandre”, fokusuar në figurën e Aleksandrit të Madh dhe “Një plan i përsosur”, një komedi franceze e vitit 2012 dhe sërish “Django Unchained” nga Quentin Tarantino. Dhe sërish “Robin Hood”, “Sulm mbi pushtetin”, por edhe “Solitaire”, filmi që tregon për një vrasës mercenar që vret për llogari të botës së krimit japonez.
Në koleksion është edhe “The Mole”, i vendosur në tetor 1973.
Shefi ka parë edhe zhanre më joserioze si “Sex and the City”, në koleksionin e tij kishte edhe filmin “Gladiator”.
Në bibliotekën e tij, të rregulluar me kujdes, 56 libra. Për të lexuar, shefit i pëlqenin autorë të tillë si Charles Bukoësky prej të cilit zotëronte 5 libra. Por kishte dhe një libër që ai ndoshta e konsideronte idhullin e tij: Pablo Escobar. E megjithatë “Netët e Bardha” nga Dostojevski dhe disa libra mister nuk mungonin./Ansa.it