ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim 3 hours ago
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami 3 hours ago
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri 3 hours ago
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese 4 hours ago
Përdhunonin të mitura! Grupi shqiptaro-rumun dënohet me 40 vite burg, në Britani 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

DW/ Amerika si model?

albnews by albnews
8 January, 2021
in Bota
0
DW/ Amerika si model?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

A është SHBA ende një shembull për demokracinë dhe lirinë? Pas trazirave të përgjakshme në Kapitol po shtohen dyshimet.

Demokracia amerikane i mbijetoi Donald Trumpit; por atij nuk i ka mbijetuar imazhi, që gëzonte deri tani në botë demokracia amerikane”, analizon politologu i njohur bullgar Ivan Krastev në intervistë për DW sulmin e mbështetësve të Trumpit në Kapitol.

RelatedPosts

Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

Zelensky: Kievi është i gatshëm të heqë dorë nga aplikimi për anëtarësim në NATO

VIDEO/ Masakra në Sidnei, rritet bilanci i viktimave, qytetari hero çarmatosi një nga autorët

Pra a mund të shërbejë më SHBA si një model për kombet e tjera? Përgjigjet ndaj kësaj pyetjeje janë krejt të ndryshme.

Eksperti moskovit: „SHBA nuk mund të jenë model”

Në Rusi p.sh. janë të shumtë ata që ende e kujtojnë kohën pak pas shpërbërjes së Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS). „Asokohe SHBA ishin modeli ynë i madh”, thotë për DW Alexander Baunov nga Carnegie Center. Në fillim të viteve 90-të shumë rusë besonin, që gjithçka në SHBA është më mirë se në Moskë. Me kalimin e viteve u shtuan dyshimet ndaj këtij modeli, thotë eksperti i Think-Tank-ut. „Madje edhe tek forcat liberale,” mendon Baunov, i cili dikur ka punuar edhe në Ministrinë e Jashtme ruse. Amerika si model është zbehur më së voni me zgjedhjen e Donald Trumpit. Kremlini me fitoren e Trumpit ndjeu të konfirmohej këndvështrimi i tij ndaj botës, sipas të cilit shoqëritë perëndimore janë shumë më keq, ndryshe nga sa e paraqesin veten ato; Ndaj Amerika nuk mund të jetë model për kombet e tjera. Baunov mendon, se sulmi i mbështetësve të Trumpit ndaj Kongresit  vetëm sa e ka përforcuar  mendimin negativ të shumë rusëve ndaj amerikanëve. Një imazh, që është karakterizuar edhe prej investimeve të „dyshimta” ushtarake në botë. Sulmi ndaj Kongresit ndonëse ishte i papritur, nuk shënon ndonjë „pikë-kthese”, thotë eksperti nga Moska.

Washington | Sturm auf Kapitol
Mësymja e Kapitolit, 6 janar 2021

„Institucionet e SHBA-së i bënë ballë sulmit”

Krejt ndryshe e sheh këtë Peter Ammon, një sekretar shteti në Ministrinë e Jashtme, që nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë ambasador i SHBA-së. Edhe ai thotë, se u shokua prej sulmit ndaj simboleve të demokracisë amerikane. Por vendimtare është, se si doli „beteja” në fund. „Institucionet më shumë se 200 vjet të vjetra të demokracisë rezistuan,” analizon për ai për DW. Në fund të fundit Kongresi vendosi, që të njihet fitorja e Joe Bidenit. „Institucionet e Amerikës i rezistuan sulmit”, thotë diplomati. Amerika vazhdon të jetë „themeli i Perëndimit”. Anë e mbanë në botë po shtohet numri i regjimeve autoritare, vëren Ammon. Imazhet e sulmit në Kapitol do të karakterizojnë presidentin e ri Biden, parashikon ish-ambasadori gjerman në Uashington. Nuk duhet të ketë një „edhe më tej kështu”. Përballja mes grupeve të ndryshme shoqërore është ashpërsuar.

„Dështim i shtetit”

Edhe përpara zgjedhjes së Donald Trump kështu ka qenë, nënvizon deputetja socialdemokrate Dagmar Freitag në bisedë për DW. Ajo është një ndër ekspertet kryesore për SHBA-në në Bundestag (parlamenti gjerman). Përpara katër vjetësh u përhap pakënaqësia ndaj Uashingtonit lidhur me zgjedhjen e Trumpit. Presidenti e ka çuar vendin në humnerë. Imazhet e trazirave në Kapitol do të mbeten në kujtesën e miliona njerëzve. Ajo e quan këtë “dështim të shtetit”. Për SHBA-në do të jetë e vështirë “të mbetet një komb lider që mishëron vlerat demokratike”, beson ekspertja e politikës së jashtme në partinë socialdemokrate. SHBA-së do t’i duhet mundim për ta rifituar pretendimin e të qenit model.

Demokracia rezistoi

Sigurisht funksioni i të qenit model është goditur; edhe sa i përket një ndryshimi paqësor të pushtetit në SHBA, thekson në bisedë për DW prof. Britta Waldschmidt-Nelson  nga Universiteti i Augsburgut. Megjithatë nuk bëhet fjalë për „dështimin e një modeli të demokracisë perëndimore”, sikurse pretendon p.sh. regjimi në Iran. Eshtë pikërisht e kundërta, mendon historiania. Demokracia e SHBA-së, institucionet në fund të fundit kanë rezistuar. „Madje demokracia rezistoi pavarësisht armiqësive të forta të populistëve dhe një turme të acaruar”, thotë prof. Britta Waldschmidt-Nelson. Një rrezik mbetet megjithatë, që shumë amerikanë rrezikojnë të humbasin besimin tek funksionimi i sistemit të tyre.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

14 December, 2025
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

14 December, 2025
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

14 December, 2025
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result