• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, June 28, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
DW: Biden kërkoi njohjen e Kosovës, nervozizëm në Serbi

DW: Biden kërkoi njohjen e Kosovës, nervozizëm në Serbi

by albnews
10 February, 2021
in Bota
0
0
VIEWS

Mesazhi i urimit ku theksohet se Shtetet e Bashkuara mbështesin arritjen e një “marrëveshjje gjithëpërfshirëse për normalizimin me Kosovën, e cila përqendrohet në njohjen reciproke” nuk u prit me entuziazëm në Serbi.

Autoritetet serbe u përpoqën ta minimizonin këtë mesazh. Ministri i Jashtëm Nikola Selakoviq thekson, se “nuk është befasi që SHBA-ja kërkon njohjen e ndërsjelltë të Serbisë dhe Kosovës dhe se ky është pozicioni i politikës së jashtme amerikane”. Selakoviq shtoi, se “SHBA ka një pozicion për të cilin insiston, por edhe Serbia e ka pozicionin e vet për të cilin insiston”.

“Pozicioni ynë është i qartë dhe ai u prezantua në vendin më të rëndësishëm në botë në shtator – e kjo është Shtëpia e Bardhë”, tha Selakoviq.

Vuçiq: Nuk ka njohje

Deklarata e ministrit sugjeron që mesazhe të tilla nuk janë inkurajuese dhe nuk janë asgjë e re. Sipas tij, Serbia ka përsëritur vazhdimisht qëndrimin e pa kompromis ndaj Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishte edhe më i ashpër në prononcimin e tij duke theksuar, se “njohja e ndërsjelltë nuk qëndron në asnjë akt të organizatave botërore – as në BE dhe as në ndonjë rezolutë. Kishte përpjekje për të imponuar atë term si diçka që ne duhet të kishim pranuar si zgjidhje përfundimtare edhe në Marrëveshjen e Uashingtonit. Unë tashmë u kam thënë në fytyrë se çfarë mendoj për njohjen reciproke dhe përgjigja ime nuk do të ndryshojë. “Serbia nuk është dakord me këtë”, tha Vuçiq, duke theksuar “se ata e kuptojnë se kjo është një politikë e re amerikane.” Vuçiq gjithashtu tha se “po i vijnë ide të ndryshme në mendje për të përgëzuar presidentin amerikan me 4 korrik, por se gjëja më e rëndësishme është që ai, si president i Serbisë, të reagojë me përgjegjësi dhe të mbrojë interesat e Serbisë”.

Keqpërdorimi i urimit?

Shumë analistë dhe përfaqësues politikë thonë se përfshirja e njohjes reciproke të Serbisë dhe Kosovës në urimet për Ditën e Shtetit të Serbisë është një akt jo-diplomatik. Vladislav Jovanoviq, ish-ambasadori jugosllav në OKB, thotë se „kërkesa nga Serbia që në të ardhmen t’i kushtojë vëmendje zgjidhjes së çështjes së Kosovës është në një farë mënyre në kundërshtim me interesat nacionale dhe shtetërore, si dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë. Kjo është diçka e pazakonshme dhe nuk është mirë të futet në asnjë lëndë shkollore për diplomaci, si një shembull i urimit për Ditën e Shtetit”. Kryetari i Komisionit parlamentar për Kosovë e Metohi, Milovan Drecun, gjithashtu vëren se “nëse uroni dikë për Ditën e Shtetit, dhe i kërkoni atij të ndahet nga një pjesë e territorit të tij, atëherë është e kundërta e asaj që janë dëshirat e mira, por ne nuk duhet të befasohemi shumë, sepse qëndrimi i Bidenit dihet”.

Shtimi i presionit ndaj Serbisë

Sidoqoftë, në shumicën e reagimeve në Beograd theksohet, se qëndrimi amerikan për njohjen e ndërsjelltë është i pritur dhe se është iluzion të mendosh se fuqitë e mëdha botërore do të ndryshojnë pozicionin e tyre për çështjen e Kosovës. Komentatori i politikës së jashtme Boshko Jashiq thotë për DW, se “kjo fjali nënkupton atë që ne të gjithë e dinim, dhe kjo është se administrata e Bidenit në bashkëpunim me Gjermaninë, vetëm sa do të rrisë presionin ndaj Serbisë.”

Jakshiq e sheh reagimin e autoriteteve serbe, në veçanti atë të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, si “pranimin e tij të sinqertë se situata nuk është e këndshme për të”. Është e qartë se ai do të detyrohet të hyjë në një konfrontim të drejtpërdrejtë gjithnjë e më shumë dhe duhet t’u thotë shokëve të tij në fytyrë, siç thotë Vuçiqi, se nuk ka asgjë nga njohja. Në një farë mënyre, kjo vë në pikëpyetje dialogun e ardhshëm midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse ai gjithnjë e më shumë po përqendrohet në një temë, e qëndrimet janë diametralisht të kundërta”, thekson Jakshiq.

Qëndrimi i njohur i SBA-së

E vetmja gjë që nuk e kuptoj është pse Vuçiqi thotë se kjo është një “politikë e re amerikane”, thotë Jakshiq. Ai shton se “është e vërtetë që Donald Trump e përdori Kosovën për politikën e tij të Lindjes së Mesme, por qëndrimi amerikan për domosdoshmërinë e njohjes së Kosovës ka mbetur i njëjtë që nga Bill Clintoni”.

“Më duket se Vuçiqi ishte i kënaqur me faktin se administrata Trump dëshironte të flasë dhe të dëgjojë atë që Serbia kishte për të thënë. Pozicioni i Amerikës për njohjen e Kosovës u hodh në plan të dytë. Fakti që dikush dëshiron të dëgjojë atë që Serbia ka për të thënë është paraqitur si një sukses i madh dhe me entuziazëm, por mua kjo nuk më duket si një diplomaci serioze”, thotë komentatori i politikës së jashtme.

Duhet ta dini se çfarë ju pret

Vërejtjet se urime të tilla janë të pazakonshme me rastin e festës shtetërore, Boshko Jakshiq i sheh “si një moment më pak të rëndësishëm”. “Më e rëndësishme se kjo është se Beogradi nuk mund të ankohet më për mungesën e transparencës në pozicionin e Uashingtonit. Uashingtoni e përdori këtë urim për të bërë të qartë, se cili është pozicioni i tij dhe për t’i thënë Beogradit: ‘Zotërinj, ky është pozicioni ynë, dhe nëse doni të bisedoni, duhet të përgatiteni dhe duhet ta dini se çfarë ju pret’. Kjo mund të jetë ndoshta në kundërshtim me mesazhet e zakonshme diplomatike, por nga ana tjetër është edhe një shkallë paksa e pazakontë e një transparence diplomatike”, përfundon Boshko Jakshiq. /DW

Previous Post

18.5 mln lekë për një logo 10$ në internet, TKOB heq përgjegjësinë nga vetja

Next Post

Drejtori i “Johnson & Johnson”: Mund të kemi nevojë të vaksinohemi çdo vit

albnews

albnews

Related Posts

Bota

Gjermania po ndërton një ushtri të madhe dhe të frikshme

28 June, 2025
“Ton i papranueshëm”, Irani reagon ndaj deklaratave të Presidentit Trump
Bota

“Ton i papranueshëm”, Irani reagon ndaj deklaratave të Presidentit Trump

28 June, 2025
Trump paralajmëron fundin e luftimeve në Gaza: Një armëpushim është afër, brenda javës
Bota

Trump paralajmëron fundin e luftimeve në Gaza: Një armëpushim është afër, brenda javës

28 June, 2025
Next Post
Drejtori i “Johnson & Johnson”: Mund të kemi nevojë të vaksinohemi çdo vit

Drejtori i “Johnson & Johnson”: Mund të kemi nevojë të vaksinohemi çdo vit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0

Gjermania po ndërton një ushtri të madhe dhe të frikshme

28 June, 2025
PR-i britanik me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

PR-i britanik me pagesë i Veliajt, si instrument për manipulimin e opinionit publik

28 June, 2025
Andi Bushati: As idiotët e dobishëm s’besojnë më tek SPAK-u

Andi Bushati: As idiotët e dobishëm s’besojnë më tek SPAK-u

28 June, 2025
Kokainë mes bananeve/ Media ekuadoriane zbardh rrjetin shqiptar: Nga Rexhepi te Murataj

Kokainë mes bananeve/ Media ekuadoriane zbardh rrjetin shqiptar: Nga Rexhepi te Murataj

28 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4997 shares
    Share 1999 Tweet 1249
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2507 shares
    Share 1003 Tweet 627
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1937 shares
    Share 775 Tweet 484
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1852 shares
    Share 741 Tweet 463
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1716 shares
    Share 686 Tweet 429
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM