• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, July 6, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
DW/ Edhe këtu do të vihet zjarri“- Lesbosi nuk do një kamp të dytë

DW/ Edhe këtu do të vihet zjarri“- Lesbosi nuk do një kamp të dytë

by albnews
13 September, 2020
in Bota
0
5
VIEWS

Moria, kampi më i madh i refugjatëve në Europë është bërë shkrumb e hi. Gati 13.000 refugjatë janë në rrugë. Europa është e shokuar dhe pret. Një reportazh nga ishulli Lesbos.

Me mosbesim Patrique shikon gardhin me tela me gjemba. Jo larg tij, ndarë me gardhe, organizata e OKB-së, UNHCR po ngre çadra për refugjatët. Qeveria greke ka premtuar ndihmë të shpejtë, pas djegies së kampit Moria. “Ato pak gjëra që kisha u dogjën”, thotë Patrique. Prej 11 muajsh 42 vjeçari nga Angola është në Lesbos. Për të ky vit është një vit ferri. „Qeveria duhet të na ndihmojë tani. Duhet të na çojnë në Athinë, në Gjermani apo në ndonjë vend tjetër në Europë.” Kampi me çadra që po ngrihet para syve të tij nuk është zgjidhje për Patrique. “Për dy javë do ndodhë e njëjta gjë. Ata do të vënë sërish zjarr.” Në vendin e tij, ai dhe familja e tij janë përndjekur, thotë ai. “Ata do të më vrasin edhe mua. Prandaj jam këtu. Kam nevojë për mbrojtje.” Në Greqi ai nuk sheh të ardhme.

Griechenland I Flüchtlingslager auf Lesbos (DW/F. Schmitz)

Pa strehë dhe ushqim

Më tutje shihen autobusët blu të policisë. Kurse pas tyre përgjatë rrugës kryesore që të çon në kryeqytetin e ishullit, Mytilini shtrihen mijëra vetë të pastrehë. Familje, nëna me fëmijë, madje edhe të porsalindur kërkojnë një vend në hije. Temperaturat janë mbi 30 gradë gjatë mesditës. Vetëm disa prej refugjatëve kanë çadra që janë ofruar nga organizatat humanitare. Të tjerë janë përpjekur me degë e gjethe të krijojnë kasolle të vogla. Eksodi dhe jeta prej vitesh në Moria i ka mësuar ata të improvizojnë diçka për të mbijetuar. Megjithë miliardat e BE që i shkojnë qeverisë greke, ata duhet t’ia dalin këtu pa ndihmë.

Griechenland I Flüchtlingslager auf Lesbos (DW/F. Schmitz)

Dy të rinj luajnë volejboll. Nga një zorrë e çarë rrjedh uji. Një radhë e gjatë me refugjatë pret me shishe që të marrë ujë. Gratë kanë lidhur gjethet dhe i kanë bërë fshesa duke u përpjekur të pastrojnë strehën provizore nga pluhuri. Tualete nuk ka, njerëzit shkojnë për të kryer nevojat e tyre diku jashtë. Të paktën organizatat humanitare kanë shpërndarë ujë. Ushqimi mungon. Një i ri afgan thotë, se “sot kam ngrënë vetëm një biskotë.” Ndërsa një ndihmëse vullnetare, që shpërndante ushqimin e përgatitur vetë të enjten në mbrëmje, rrëfen se “ushtria vjen në orën 14:30 për të sjell ushqimin, por ai nuk mjafton për të gjithë. Shpërndarja e ushqimit nuk është e organizuar.”

Për organizatat humanitare gjendja nuk është e lehtë. Që prej përplasjeve të marsit të kaluar, kur dhuna e banorëve vendas u drejtua kundër gazetarëve dhe organizatave humanitare, shumë prej tyre janë larguar nga ishulli. Madje presioni është rritur edhe për organizatën “Mjekë pa kufi”. Pas rënies së zjarrit, situata është veçanërisht kritike, thotë Faris Al-Javad nga kjo organizatë. „Por pikërisht tani njerëzit kanë nevojë për ne.”

Griechenland I Flüchtlingslager auf Lesbos (DW/F. Schmitz)

Dështimi i BE

Erik Marquardt, eurodeputet i Të Gjelbërve në Parlamentin Europian është i mendimit, se Europa i la në një gjendje shumë të padurueshme njerëzit në Lesbos. „Më kujtohet mirë viti 2015, kur këtu kishte një gatishmëri të madhe të popullsisë. Aty u kuptua se nevojiteshin struktura, për të cilat nuk ishte menduar më parë, për të përballuar situatën.” Tani situata është ndryshe. Eurodeputeti Marquardt thotë se „BE nuk ia ka dalë të ngrejë një sistem, që siguron strehë, arsim, ushqim, por edhe mbrojtje nga zjarri.”

Vetëm kështu ka qenë e mundur, që persona të veçantë të venë zjarrin dhe të djegin plotësisht kampin. „Ne i kemi bërë njerëzit viktima në kufijtë e jashtëm.” Për ndihmën e menjëhershme, eurodeputeti propozon të përdoren anijet. „Ka shumë kroçera që prej muajsh qëndrojnë bosh, ato mund të merren me qira dhe të zhvillohet një koncept higjiene. Këtu do të kishe mijëra dhoma gati dhe mundësi karantine.”

Në këtë kohë duhet që shtetet e BE të vetëdijësohen për përgjegjësinë e tyre, thotë ai. „Ne nuk mund të kërkojmë një zgjidhje europiane dhe në të njëjtën kohë të mos e zgjidhim problemin.” Sipas Marquardt edhe qeveria gjermane duhet të bëjë më shumë. Qeveria gjermane e ka të shënuar në marrëveshjen e koalicionit, se do të marrë 180.000-200.000 vetë në vit. „Por prej dy vitesh ajo dështon në plotësimin e këtij detyrimi. Vitin e kaluar erdhën 139.000 refugjatë, këtë vit akoma më pak. Edhe sikur këtë vit të merren 27.000 refugjatë, që ndodhen aktualisht në ishujt grekë, nuk do të arriheshin kapacitetet e pranimit që i ka vënë vetes koalicioni i madh.”

Previous Post

Nga “Thellësia strategjike” tek “Atdheu blu”: Evolucioni i mendimit strategjik turk

Next Post

Partner, kundërshtar, rival – Si të veprohet me Kinën?

albnews

albnews

Related Posts

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës
Bota

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës

6 July, 2025
Thellohet tragjedia nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve rritet në 69
Bota

Thellohet tragjedia nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve rritet në 69

6 July, 2025
Xi Jinping braktis samitin e Brazilit: Gruaja e Lula-s sulmoi Tik-Tok-un
Bota

Xi Jinping braktis samitin e Brazilit: Gruaja e Lula-s sulmoi Tik-Tok-un

6 July, 2025
Next Post
Partner, kundërshtar, rival – Si të veprohet me Kinën?

Partner, kundërshtar, rival - Si të veprohet me Kinën?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Norris shkëlqen në shi, fitorja që e priste gjithë Britania

Norris shkëlqen në shi, fitorja që e priste gjithë Britania

6 July, 2025
Thellohet tragjedia nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve rritet në 69

Thellohet tragjedia nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve rritet në 69

6 July, 2025
Xi Jinping braktis samitin e Brazilit: Gruaja e Lula-s sulmoi Tik-Tok-un

Xi Jinping braktis samitin e Brazilit: Gruaja e Lula-s sulmoi Tik-Tok-un

6 July, 2025
Tre gjigantë të Premier Ligës e duan brazilianin, Reali është gati të dëgjojë oferta për Rodrigon

Tre gjigantë të Premier Ligës e duan brazilianin, Reali është gati të dëgjojë oferta për Rodrigon

6 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5080 shares
    Share 2032 Tweet 1270
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2546 shares
    Share 1018 Tweet 637
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1952 shares
    Share 781 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1862 shares
    Share 745 Tweet 466
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM