ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme 9 hours ago
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme 10 hours ago
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB 12 hours ago
Çmimi i arit arrin rekord të ri 12 hours ago
Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së 12 hours ago
Next
Prev
Home Bota

DW/ Koment: “Mbreti i botës“ duket i plakur

albnews by albnews
26 July, 2020
in Bota, UK
0
DW/ Koment: “Mbreti i botës“ duket i plakur
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

U mbush një vit që kryeministri britanik, Boris Johnson është në post, një vit i shoqëruar nga dështime dhe gabime. Duket se Boris Johnsonit asgjë nuk po i ecën mbarë, shkruan Birgit Maaß.

Një divorc. Një fejesë. Më pas ai u bë me një djalë. Për pak i shpëtoi vdekjes. Në këtë kohë nxorri edhe Britaninë e Madhe nga BE dhe luftoi një pandemi. Të gjitha brenda një viti.

RelatedPosts

Po protestonte pro Palestinës, arrestohet në Londër aktivistja Greta Thunberg

Drogoi dhe përdhunoi gruan e tij për 13 vjet, 49-vjeçari britanik përballet me 56 akuza

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Nuk është e pakët barra që duhet të mbante kryeministri britanik, Boris Johnsonn në punën e tij të ëndërruar: „Mbreti i botës” – kështu dëshironte të ishte ai si djalë i ri, shkruan motra e tij, Rachel Johnson në biografinë e familjes. Idhulli i tij Winston Churchill, për të cilin Boris Johnson ka shkruar edhe një libër. Por, po bëhet gjithnjë e më e qartë: Boris Johnson nuk është i pjekur për këto sfida. Ai është populist, një burrë i gjesteve të mëdha, jo një burrë shteti i kujdesshëm, që e drejton me dorë të sigurtë vendin në kohë krizash. Me premtimet e tij boshe, me verbimin e rremë ai e korrupton gjithnjë e më shumë vendin, po ankohen gjithnjë e më shumë edhe vetë konservatorët e flaktë.

Njëri dështim pas tjetrit

Bilanci pas një viti kryeministër: Shkatërrimtar. Në thelb përveç fitores në zgjedhje nuk ka asgjë tjetër që ai e ka bërë si duhet. Vërtet që Johnson e festoi daljen nga BE si sukses, por ndërkohë po rritet frika, se deri në fund të vitit nuk do të negociohet dot një marrëveshje e gjerë e tregtisë së lirë me BE, dhe Britania e Madhe do të dalë nga BE me një rënie të lirë. Vetëm në industrinë e automjeteve kjo do të kushtojë dhjetëra mijëra vende pune. Radhë të gjatë maunesh në kufi, ndoshta edhe ngushtica në furnizimin me artikuj të freskët ushqimorë. Me probleme të tilla britanikët mund të përballen për pak muaj.

Edhe marrëveshja tregtare me SHBA nuk duket se do të jetë kaq e shpejtë sa përflitej. Dhe në vend të “epokës së artë” me Kinën, qeveria britanike ishte e detyruar që ta ngrinte marrëveshjen e ekstradimit me Hong-Kongun, duke filluar kështu kursin e konfrontimit me Pekinin. Në një botë, ku vijat ndarëse mes superfuqive po bëhen gjithnjë e më të mprehta, Britania e Madhe duket tani e vetmuar.

Edhe raporti për Rusinë i parlamentit britanik i publikuar këtë javë nuk hedh dritë të mirë mbi Boris Johnsonin. Aty flitej për ndikim të mundshëm të Rusisë ndaj referendumit të Brexit. Rusia është një kërcënim i ndjeshëm për Britaninë e Madhe, konkluduan deputetët, të cilët kritikuan qeverinë, që nuk po e vlerëson si duhet këtë rrezik.

Pikërisht konservatorët e Johnsonit kanë përfituar nga donacionet partiake të oligarkëve të vendosur në Londër: Për një ndeshje tenisi me Johnson, gruaja e një të besuari të Putinit dhuroi më shumë se 100.000 paund. Disa miliona rrodhën në një mënyrë të tillë ose tjetër në llogarinë e partisë.

E dyshimtë është shtyrja që Johnson i bëri publikimit të raportit dhe me gjasë ka pasur edhe përpjekje për të vënë në postin e kreut të shërbimeve sekrete një nga më besnikët e Johnsonit, por edhe që konsiderohet më i paafti mes konservatorëve. Mbetet përshtypja, se llogaritë politike dhe jo kompetenca luajnë rol në dhënien e posteve më të rëndësishme në vend. Sipas një modeli të tillë, Johnson zuri edhe postet në kabinetin e tij, të gjithë besnikë të Brexitit.

Maaß Birgit Kommentarbild App
Birgit Maaß

Mbreti duket i plakur

Pasoja: Asgjë nuk po shkon si duhet. Në temën më të rëndësishme aktualisht-luftimin e pandemisë së Coronës, gabimet e Boris Johnsonit kanë qenë të njëpasnjëshme. Britania e Madhe është ndër vendet me numrin më të lartë të vdekjeve dhe në të njëjtën kohë, në krahasim ndërkombëtar – më e prekura ekonomikisht nga kriza. Mesazhet e qeverisë janë të paqarta; nuk dihet kur, ku duhet mbajtur maska, njoftimet ndryshojnë vazhdimisht. Ekspertët shprehen, se lirimi i masave u bë shumë herët, dhe shpejt mund të ketë një valë të dytë pandemie, pak a shumë si në SHBA.

Nëse si pasojë e këtij dështimi edhe skocezët në të ardhmen thonë lamtumirë, një shumicë e qartë ndërkohë është për largimin nga Britania e Madhe, atëherë ky do të ishte në radhë të parë dështimi i Boris Johnsonit. “Mbreti i botës” duket shumë i plakur pas një viti në fron.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

23 December, 2025
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

23 December, 2025
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

23 December, 2025
Çmimi i arit arrin rekord të ri

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result