ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SHBA-të ndjekin cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venezuelën, thotë zyrtari 58 seconds ago
Me zë dhe figurë, SPAK i kap Agasit një pajisje përgjimi në zyrë. Emrat e të përgjuarve! 4 hours ago
Pse duhet të protestojnë shqiptarët më 22 dhjetor ? 4 hours ago
MSP i Partisë Laburiste do të largohet nga Holyrood për shkak të lidhjeve me abuzues seksualë 5 hours ago
Injeksione për humbje peshe: Çfarë ndodh kur ndaloni? 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

DW/ Kriza e Coronas rrezikon personat pa dokumente

albnews by albnews
13 May, 2020
in Bota
0
DW/ Kriza e Coronas rrezikon personat pa dokumente
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Përfytyroni që është pandemi dhe nuk mund të shkosh te mjeku nga frika e deportimit. Organizatat e ndihmës kërkojnë urgjentisht kujdes më të mirë për njerëzit pa status qëndrimi. Kjo do t’i mbronte të gjithë..

Burri është i dëshpëruar: vajza e tij ndihet keq, ka kollë dhe ethe. Ai vjen me të në klinikën Andocken të Diakonisë Hamburg. Normalisht për të mund të kujdeseshin në adresën e kontaktit për njerëzit pa dokumenta. Por gjithçka është e ndryshme në pandeminë e Coronas në mes të marsit. Babai dhe vajza dërgohen jashtë, dhe mjeku vullnetar i pyet ata jashtë – larg.

RelatedPosts

SHBA-të ndjekin cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venezuelën, thotë zyrtari

Një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit në Bondi Beach (video)

Lufta në Ukrainë, Putin: I gatshëm për dialog me Macron, nëse ka vullnet politik

Kohët e fundit kanë ardhur nga Italia, një zonë me rrezik të lartë, kujton mamia Maike Jansen. Mjeku i bie numrit të telefonit të shërbimit të rojes – i zënë. Kur më në fund përgjigjet dikush, i thonë se nuk mund të shkojë askush. Babai dhe vajza duhet të shkojnë në një qendër për vizita.

“Përhapja e infeksionit”

Për Teresa Steinmüller-in, gjinekologe dhe psikoterapete te Andocken, kjo nuk është zgjidhje e mirë: “Këta janë pacientë që kanë frikë nga kontrollet”. Gjasat janë të mëdha që ata nuk shkojnë për t’u vizituar për të mos rrezikuar dëbimin. Njerëzit pa dokumenta ndihen të sigurtë vetëm aty ku ruhet anonimiteti i tyre. Po të ketë qenë e infektuar vajza, rrezikonte jo vetëm veten, thotë mjekja: “Kjo do të thotë përhapje e infeksionit”. Për Teresa Steinmüller, kjo është një lojë me rrezik – “si ruleta ruse”.

Teresa Steinmüller-in, gjinekologe dhe psikoterapete



Pasojat e pandemisë së koronavirusit: nuk ka më orë vizitash urgjente

Për momentin nuk ka më orë vizitash emergjente te Andocken. Në dhomën e pritjes, ku përpara shpërthimit të Koronës rrinin 20 deri 30 njerëz, karrige dhe tabela mbrojnë punonjësit. Tani këtu lejohet të ulen vetëm gjashtë persona, të gjithë duhet të lënë më parë një orë takimi.

Në Gjermani, vlerësohet në 200,000 deri në 600,000 vetë numri i atyre që nuk kanë status qëndrimi legal. Këta njerëz, kujdesen për të moshuarit dhe fëmijët, pastrojnë apartamentet dhe zyrat, gatuajnë dhe shërbejnë ushqimin në restorante ose ndërtojnë godina. Ata shkojnë në punë edhe kur janë të sëmurë, sepse nuk kanë sigurim. Shumë i kanë humbur të ardhurat në krizën e Coronas. Edhe OBSH kërkon kujdes për njerëzit në kushte të pasigurta.

OJF-të bëjnë thirrje për “masa urgjente”

Qëndra këshillimore si Andocken e shohin detyrimin për kujdesin te qeveria. Në fillim të pandemisë, pothuajse nuk ekzistonte asnjë informacion në gjuhë të tjera, linjat direkte telefonike zakonisht kërkojnë njohuri të gjermanishtes. Shumë adresave të kontaktit iu desh të zvogëlojnë ofertat e tyre ose t’i mbyllnin ato plotësisht, raporton Klaus Walraf nga Mjekësia Maltese për Personat pa Sigurim Shëndetësor, e cila punon përndryshe në 20 qytete.

Në një letër të hapur në mars për ekipin e qeverisë gjermane për krizat, më shumë se 40 OJF kërkuan “masa urgjente”: për të mbuluar shpenzimet e diagnostikimit dhe trajtimit të COVID-19 për të gjithë – në mënyrë anonime nëse është e nevojshme – dhe ndalimin e përcjelljes së të dhënat të pacientëve autoriteteve të imigracionit. Nuk u dha përgjigje.

Testet: Në parim po, por ekziston rreziku i dëbimit

E pyetur nga DW, Ministria Federale e Brendshme njoftoi se një ndryshim në detyrimin për të transmetuar të dhëna tek autoritetet e imigracionit nuk ishte “i përshtatshëm”. Një zëdhënëse argumenton: “Kujdesi i plotë mjekësor për grupin e personave në fjalë është i garantuar, edhe për trajtime që kanë të bëjnë me një sëmundje për shkak të COVID-19”.

 Schwangeren-Untersuchung in Schutzkleidung (Andocken, Diakonie Hamburg)



Praktikuesit e përjetojnë këtë ndryshe – dhe që gjatë testeve, shpjegon Stephanie Kirchner nga organizata e ndihmës Mjekët e Botës së DW: vërtet që shpenzimet e testimit do të mbuloheshin ligjërisht nga Ligji i Shërbimeve të Kërkuesve të Azilit. “Në fakt, kjo nuk mund të shfrytëzohet – përveç në rast urgjence – sepse rimbursimi në formën e një çertifikate shëndetësore së pari do të kërkohej nga Zyra e Sigurisë Sociale. Si institucion, Zyra e Sigurisë Sociale është e detyruar të raportojë në zyrën e imigracionit, në përputhje me nenin 87 të ligjit të qëndrimit. Me këtë ata i kërcënon dëbimi.”

Berlin: Mjekim anonim nga mjeku i familjes

Në Berlin, njerëzit pa sigurim shëndetësor kohët e fundit i kanë mjekuar në mënyrë anonime falas  mjekët e familjes – pas këshillimit të zyrës koordinuese. Senatori i Shëndetësisë Dilek Kalayci thekson: “Sidomos në kohërat e një sëmundjeje, qasja në kujdesin shëndetësor ka një rëndësi të konsiderueshme për të gjithë”.

Por sipas përvojës së mjekëve në të gjithë botën, kjo nuk zgjidh të gjitha problemet, shprehet Stephanie Kirchner: “Kjo potencialisht ofron mundësi më të mirë. Por duket se ka probleme të kapacitetit në zyrën kooordinuese dhe problemet pranimi te mjekët e familjes.”

Në landin federal të Tyringenit ekziston një çertifikatë shëndetësore e anonimizuar. E pyetur për një zgjidhje mbarëkombëtare për sa i përket mbrojtjes nga infeksioni, Ministria Federale e Shëndetësisë i thotë DW se përgjegjëse për organizimin e shërbimeve shëndetësore në përputhje me Ligjin e Përfitimeve të Kërkuesve të Azilit janë landet federale.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SHBA-të ndjekin cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venezuelën, thotë zyrtari

SHBA-të ndjekin cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venezuelën, thotë zyrtari

22 December, 2025
Me zë dhe figurë, SPAK i kap Agasit një pajisje përgjimi në zyrë. Emrat e të përgjuarve!

Me zë dhe figurë, SPAK i kap Agasit një pajisje përgjimi në zyrë. Emrat e të përgjuarve!

21 December, 2025
Pse duhet të protestojnë shqiptarët më 22 dhjetor ?

Pse duhet të protestojnë shqiptarët më 22 dhjetor ?

21 December, 2025
MSP i Partisë Laburiste do të largohet nga Holyrood për shkak të lidhjeve me abuzues seksualë

MSP i Partisë Laburiste do të largohet nga Holyrood për shkak të lidhjeve me abuzues seksualë

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result