ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime 1 hour ago
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri 1 hour ago
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj 2 hours ago
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës 2 hours ago
Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

DW/ Muaji i Ramazanit, sprovë për besimtarët myslimanë në mbarë botën

albnews by albnews
16 April, 2020
in Bota
0
DW/ Muaji i Ramazanit, sprovë për besimtarët myslimanë në mbarë botën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pandemia e Coronës është një sprovë e vërtetë për besimtarët myslimanë në mbarë botën. Sepse nga pasojat e saj preken tri nga pesë shtyllat e besimit islam: shumë vende e kanë kufizuar lirinë e tubimeve dhe xhamitë janë të mbyllura. Pelegrinazhet për në Mekë aktualisht nuk lejohen, pasi Arabia Saudite e ka mbyllur vendin e shenjtë për momentin. Dhe tani është në rrezik edhe Ramazan. Periudha njëmujore e agjërimit islam fillon të enjten më 23 prill. Gjatë Ramazanit muslimanët lejohen të hanë dhe të pinë vetëm në mbrëmje dhe natën.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit të Coronës agjërimi “normal” vështirë se duket i mundur për momentin. Sepse heqja e përditshme dorë nga ushqimi mund të nxisë shpërthimin e COVID-19, sepse stresi fizik mund të favorizojë sëmundjen. Sidoqoftë agjërimi vlen vetëm për aq kohë sa shëndeti nuk rrezikohet – njerëzit e sëmurë dhe të dobët, si dhe gratë shtatzëna, përjashtohen nga rregulli i mbajtjes së Ramazanit. Dhe ky përjashtim madje mund të bëhet rregull për të gjithë në vitin 2020.

RelatedPosts

Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

Tragjedi në Nepal/ 9 alpinistë humbin jetën nga dy ortekë, mes tyre italianë, gjermanë dhe francezë

Kina godet supermafian e Mianmarit, dënon me vdekje bosin e familjes mafioze që kontrollonte qytetin famëkeq të bixhozit dhe mashtrimit

Irak Coronavirus - Ramadan (picture-alliance/dpa/A. A. Mohammedaw)

Këtë vit nuk ka thyerje të iftarit duke darkuar me miqtë për shkak të virusit Corona

Grumbullime problematike

Por në kohën e Coronës shumë më problematike është ndërprerja e agjërimit në mbrëmje: kur familjet dhe miqtë takohen për të darkuar dhe luten së bashku. Mbrëmja fillon tradicionalisht me ëmbëlsira dhe një gotë ujë ose qumësht. Pastaj vazhdojnë faljet dhe në fund iftari. Por në kohën e “distancimit shoqëror” grumbullime të tilla natyrisht janë problematike.

Për iftar mblidhen së bashku mijëra vetë. Këto takime publike janë anuluar në shumë vende: si në Egjipt. Madje edhe Irani i ka kufizuar masivisht ritet fetare këtë vit. Në një video-mesazh më 9 prill 2020, udhëheqësi shpirtëror i Iranit, Ali Khamenei u tha bashkatdhetarëve të tij: “Këtë Ramazan lypset të heqim dorë nga tubimet publike. Kjo vlen si për faljet edhe për tubimet për iftar.” Edhe myslimanët në Gjermani po përgatiten këtë vit për kufizime të mëdha. Sikurse gjatë ditëve të Pashkës kur kishat qëndruan të mbyllura, të mbyllura për tubime do të qëndrojnë gjatë Ramazanit edhe xhamitë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

Vuçiç akuzon “bandë të korruptuarish” – Prokurorët serbë: Po ndikon padrejtësisht në hetime

4 November, 2025
Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

Mashtronin në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhjet skema se si dy kinezë do përdornin faqe false me synim vjedhjen 50 mln eurove në Shqipëri

4 November, 2025
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

4 November, 2025
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result