• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
DW/ Një shans për ndryshim në Kosovë

DW/ Një shans për ndryshim në Kosovë

by albnews
7 November, 2020
in Bota, Kosova
0
11
VIEWS

Fillimi i procesit në Hagë dhe një vështrim më pak idealizues ndaj UÇK-së janë shanse për Kosovën, sepse ndryshimi i elitave ofron mundësi për transformim pozitiv, mendon Konrad Clewing.

Ndoshta moralisht nuk është krejt në rregull, por disa duhet të jenë gëzuar për lajmin, edhe sepse largimi i Thaçit nga skena politike në shtetin më të ri të Evropës mund të mundësojë një shkëmbim urgjentisht të nevojshëm të elitës politike. Kur vendi fitoi pavarësinë më 2008, Thaçi ishte kryeministri i tij i parë dhe nga viti 2016 deri tani presidenti i shtetit. Kosova ka probleme të konsiderueshme brenda vendit dhe kundër Thaçit dhe politikanëve të tjerë kryesorë ka pasur për vite me radhë akuza për korrupsion. Prandaj parë objektivisht një ndryshim i pjesshëm i elitave ofron një mundësi për ndryshim pozitiv.

Ngjarje nga e kaluara

Akuzat aktuale kundër Thaçit, Veselit dhe dy personave të tjerë nuk kanë asnjë lidhje me mënyrën, se si Thaçi i ka kryer detyrat e tij politike. Ato kanë të bëjnë me ngjarje nga një fazë e hershme e jetës së tij, gjatë së cilës Thaçi hodhi edhe themelin për karrierën e tij politike në vitet 1998/99. 

UCK-Kämpfer 1999 ARCHIV (picture-alliance/dpa/B. Slatensek)

Në ato vite ai ishte koka politike dhe anëtar i “Shtabit të Përgjithshëm” i luftës guerile të shqiptarëve të Kosovës kundër ish-sundimit serb. Aktet, për të cilat Haga akuzon tani katër të pandehurit, kanë ndodhur të gjitha gjatë dhe në kontekstin e këtij konflikti të armatosur midis “Ushtrisë Çlirimtare” UÇK dhe organeve të armatosura të Republikës Federale të Jugosllavisë së atëhershme – para dhe pas përfundimit të luftës në qershor 1999. Viktimat e akteve, të cilat kanë ndodhur midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999, ishin “kundërshtarë” të ndryshëm civilë të guerilasve të atëhershëm: shqiptarë të Kosovës të afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës, që rivalizonte UÇK-në, dhe anëtarë të grupeve etnike jo-shqiptare në Kosovë.

Pretendime monstruoze nga Dick Marty

Aktakuza që u mbajt rreptësisht sekret për një kohë të gjatë, u bë thuajse krejtësisht publike më 4 nëntor, me përjashtim të disa informacioneve që nuk përmenden për arsye hetimore. Ajo që bie në sy në aktakuzë është që aty nuk është përfshirë një raport i Këshillit të Evropës i fundi i vitit 2010, i cili qe zanafilla ligjore për krijimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Raportuesi zviceran, Dick Marty, bëri asokohe bujë në të gjithë botën, sepse akuzoi në veçanti Thaçin se ka vrarë në Shqipëri robë serbë të luftës për t’u marrë atyre organet dhe për t’i shitur ato.

Këto pretendime dhe informacione të gabuara nga koha e luftës së ashpër propagandistike serbo-shqiptare që shoqëroi pavarësinë e Kosovës tani me sa duket janë mbyllur përfundimisht. Mbetet të shpresojmë, se kjo do t’ia bëjë më të lehtë shoqërisë kosovare që më në fund të merret seriozisht me akuzat e tjera serioze.

Kosova | Junge salutiert vor Thaci (picture-alliance/dpa)
Një vështrim më pak idealizues për luftën e dikurshme për çlirimin nga sundimi serb do të ishte i mirë shoqërinë kosovare, mendon Konrad Clewing

Shans për shoqërinë kosovare

Fillimi i procesit në Hagë është shans për shoqërinë kosovare. Një vështrim më pak idealizues për luftën e dikurshme për çlirimin nga sundimi serb do të ishte i mirë, sikurse edhe heqja dorë nga tabutë për dhunën e dikurshme të përdorur nga UÇK-ja kundër rivalëve të saj në Kosovë.

Si sfidë shoqërore dhe politike, ky proces mbetet mjaft delikat edhe pa monstruozitetet e raportit të Dick Martyt – sidomos prej faktit që nga ana tjetër Serbia politike e sheh rolin e saj kolektiv në luftën e Kosovës dhe në Kosovën e sotme në mënyrë krejtësisht jokritike dhe refuzon deri më sot të njohë pavarësinë e Kosovës si rezultat i atyre ngjarjeve të luftës. Nuk është rastësi që tani në qeverinë e Prishtinës po shtohen zërat që shprehen për ta ndërprerë njëherë për njëherë plotësisht dialogun me Serbinë për shkak të procesit në Hagë. Në këndvështrim afatshkurtër, Perëndimi, i cili për një kohë të gjatë e konsideronte Thaçin si spirancë stabiliteti, mund t’i vijë në fund keq për këtë lloj stabiliteti. Por në plan afatgjatë procesi në Hagë mund të ketë efekte pozitive për Kosovën dhe fqinjët e saj.

Dr. Konrad Clewing është historian i Evropës Juglindore

Previous Post

DW/ Pandemia Corona po del jashtë kontrollit në Tiranë

Next Post

12 të vdekur dhe 491 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

albnews

albnews

Related Posts

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

DW: Edhe kancelari Merz i interesuar për modelin italian të azilantëve me Shqipërinë

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Bota

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak!

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të kantonit se St. Gallenit, Zvicër

18 May, 2025
Next Post
Mbi 15 mijë raste të konfirmuara me Covid 19 në Kosovë

12 të vdekur dhe 491 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Britania e Madhe merr sërish zero pikë nga publiku në Eurovision 2025

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

18 May, 2025
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4711 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM