Connect with us

Albania

DW/ Pandemitë – kohë e artë për autokratët

Published

on

Pandemitë kërkojnë përgjigje në rrafshin mjekësor, por shumë më shpejt se to mjaft qeveri dhe politikanë u përgjigjen me diskurse, praktika dhe mjete lufte.

Jo, kjo pandemi nuk është luftë. Kombet nuk luftojnë kundër kombeve dhe as ushtarët kundër ushtarëve. Përkundrazi, është një sprovë për njerëzimin.” – u shpreh në një fjalim kohët e fundit presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Me këtë mënyrë shprehjeje ai është thuajse i vetëm në korin e mjaft politikanëve, që në emër të shëndetit kolektiv po përdorin e ripërdorin retorikë lufte.

“Retorika apo narrativa e luftës është e papërshtatshme për të folur për pandeminë e Covid-19, përveç rastit nëse këtë virus e kanë përdorur si armë biologjike.” – thotë për DW, dom Gjergj Meta. Sipas tij mbi një metaforë të tillë nuk mund të ndërtohen strategji për përballimin e Covid-19: “Jam kundër kësaj metafore edhe për shkak të gjendjes emocionale që ka shkaktuar tashmë tek shumë njerëz. Me pretekstin se po merren masa parandaluese është shtuar tek njerëzit paniku.”

Dom Gjergj Meta (DW/A. Ruci)

Militarizimi i hapësirave publike

Një fenomen, i cili është njëfarësoj vazhdim i retorikës së luftës, është dhe militarizimi i hapësirave publike. Një nga manifestimet e tij në Shqipëri është nxjerrja në rrugë e autoblindave me pretendimin për t’u bërë të qartë njerëzve se kjo nuk është lojë. Ish-Presidenti i Shqipërisë, ish-gjenerali Alfred Moisiu, thotë për DW se nuk sheh “asgjë të jashtëzakonshme në nxjerrjen e ushtrisë në rrugë.” Sipas tij “shqiptarët janë të mësuar me forca policore që patrullojnë në rrugë dhe nëse nxirret ushtria, ajo ka tjetër hije”, sepse jepet mesazhi “që gjendja është serioze dhe nuk duhen shkelur masat e marra. Qëllimi e justifikon mjetin.”

Advertisement

Skenografi e një teatri të disiplinës

Kurse prof. Artan Fuga mendon se “është më e lehtë të sillesh si kapter zbori me qytetarët që trajtohen si rezervistë sesa t’i trajtosh si pushtetar në shërbim të tyre.” Sipas tij nxjerrja e autoblindave rrugëve të vendit në kuadrin e masave kundër virusit lidhet me dëshirën për të treguar potencë.”Autoblindat nuk kanë asnjë efekt ndaj virusit vetë dhe as mund të përdoren realisht për të imponuar karantinën” – mendon edhe publicisti Ardian Vehbiu – “prandaj do t’i shihja si metafora luftarake, ose shenja që pritet të tregojnë mobilizimin publik të shtetit. I përkasin një skenografie, një fasade, një teatri të disiplinës, i cili synon të lajmërojë se diçka po lëviz, se diçka po bëhet, se shteti “e ka situatën në dorë.” Përdorimi i fjalëve ekstreme dhe masa të tilla lidhen me “pamundësinë për t’u përballur me mjete të tjera, si testimet apo përkujdesja shëndetësore, që në rastin e Shqipërisë është në nivelet më të ulëta evropiane” pavarësisht se vendi ka “specialistë të mirë, por struktura të dobëta.” – thotë dom Gjergji.Moisiu (AP)

Ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu

Klimë mbikëqyrjeje e vazhdueshme

Advertisement

Mobilizimi i frikës nga infektimi krijon një klimë të vazhdueshme dhe të pashëndetshme mbikëqyrjeje. “Kundër kujt drejtohen tanket dhe automatikët? Kë duam të luftojmë e të trembim? – pyet ipeshkvi Meta, i cili sheh tek nxjerrja e autoblindave rrugëve të vendit “një përdorim të shpërpjesëtuar të njërës prej forcave të armatosura.” Pandemia përballohet me rregullat e saj, qoftë edhe me masa të rrepta izolimi, por jo me rregullat e luftës por me masa civile – thekson ai – dhe nxjerrja e ushtrisë në terren është një gjë e papranueshme.

Përkëdhelje tundimesh autoritare

Reagime të tipit “jemi në luftë” dhe angazhimi i forcave të armatosura për t’iu përgjigjur një emergjence shëndetësore publike në një vend me demokraci me defekte si Shqipëria, ku dhuna shpesh manifestohet në raste mosmarrëveshjesh politike, “përligjin autoritarizmin, qoftë edhe thjesht në kontekstin e masave që merren kundër pandemisë, – mendon publicisti, Ardian Vehbiu. Dhe në kontekstin e situatës politike të krijuar në Shqipëri, me opozitën të vetë-përjashtuar nga jeta parlamentare dhe krizën e rëndë të gjyqësorit, Vehbiu sheh një rrezik të tërthortë që kryeministri Rama “politikan më i zoti se kundërshtarët e vet dhe që gëzon simpatinë e aleatëve tradicionalë të Shqipërisë, si Italia dhe Turqia, por edhe Gjermania, të ndihet i përligjur në tundimet e veta autoritare, ose për të vendosur pa pyetur njeri.”

Advertisement

Krizat nuk janë kohë për të miratuar ligje të reja

Inskenime që nxisin autoritarizmin janë edhe ndryshimet e miratuara së fundi në Kodin Penal në Shqipëri nën moton burg për ata që shkelin rregullat e vendosura gjatë pandemisë së Covid-19 si dhe përdorimi i dronëve për të kontrolluar hapësirat publike dhe gjurmuar shkelësit e karantinës.

Artan Fuga

Advertisement

“Mirë do të ishte që situata të tilla, të jashtëzakonshme, të përballohen me legjislacionin ekzistues; sepse në momente kritike, nuk është koha për të miratuar ligje të reja. Historia në vende të ndryshme, edhe në demokraci me tradita të ngulitura, tregon se legjislacioni që kalohet në momente kritike kthehet pastaj në një pengim të lirive dhe të të drejtave të qytetarëve, duke i shërbyer shtetit dhe pushtetit, me pretekstin se po mbrohet qetësia dhe shëndeti publik.” – thekson Vehbiu.

Një problem tjetër përbën rreziku që militarizimi për t’ju përgjigjur një krize në sferën e shëndetit publik të shndërrohet në një vend me demokraci të si Shqipëria në një model për mënyrën e reagimit të shtetit në raste ngjarjesh të tjera kritike. “Strukturat dhe institucionet që përftohen dhe konsolidohen duke luftuar emergjencat nuk janë, për nga natyra e tyre, pluraliste dhe demokratike; dhe suksesi i tyre mund të shndërrohet, lehtë, në kërcënim për qytetarin, në afat të gjatë. Tani për tani, fokusi është te kontrolli i përhapjes së infeksionit; por asgjë nuk garanton që nesër nuk do të lindë nevoja për të kontrolluar diçka tjetër.” – vëren Vehbiu.

Ardian Vehbiu (Privat)
Continue Reading

Albania

Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.

Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.

Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.

Advertisement

Postimi i Berishës:

Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë

Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.

Advertisement

Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.

Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb 

Advertisement
Continue Reading

Albania

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Published

on

By

Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.

Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.

Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.

Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:

Advertisement

‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’

Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita

Published

on

By

Kryetarja e Bashkisë së Vlorës Bruna Mersini, në një deklaratë për mediat lidhur me situatën e mungesës së ujit prej katër ditësh në Vlorë, u shpreh se problemi vjen prej ujësjellësit dhe se kjo nuk është në përgjegjësi të bashkisë.

Sipas saj, defekti në tubacion që la Vlorën katër ditë pa ujë, është “fatkeqësi natyrore” dhe se nuk duhet përdorur për politikë.

“Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për të bërë politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, është momenti të japim zgjidhjen.

Advertisement

Dhe zgjidhja është duke ardhur nga Turqia: në orën 02:30 zbret avioni me tre pjesë rezervë, të cilat në orën 17:00 mbërrijnë në Vlorë.

Ndërkohë, zgjidhja e përkohshme duket se po funksionon pjesërisht. Jemi duke i dhënë ujë qytetit pjesërisht nëpërmjet ujësjellësit dhe, ndërkohë, 15 autobotë dhe emergjencat civile janë në terren duke shpërndarë ujë me koli”, tha ajo.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania47 minutes ago

Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Kosova58 minutes ago

BE pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

Sports5 hours ago

Zbulohet pas 12 vitesh, çfarë tha Michael Schumacher para se të aksidentohej

Sports5 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Bota5 hours ago

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!

UK5 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania6 hours ago

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Sports6 hours ago

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Kosova6 hours ago

I dhanë mundësinë të krijojë qeverinë pa opozitën, Kurti mesazh falënderues për të gjithë votuesit e LVV: U jemi mirënjohës përjetë

Albania6 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita

Bota6 hours ago

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Albania6 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania6 hours ago

Shpërthimi në Shkodër, OSHEE përgënjeshtron Policinë: Nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësve në pallat

Albania6 hours ago

Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin. Kjo është rruga!

Kosova6 hours ago

“Kurti fitues pas muajsh bllokade politike”, BBC: Normalizimi i marrëdhënieve me Brukselin dhe Uashingtonin në axhendën e qeverisë së re

Albania6 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

UK5 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports5 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania22 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania6 hours ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania21 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

UK21 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania23 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK10 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Bota14 hours ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

UK11 hours ago

Disidenti egjiptian kërkon falje për tweets, ndërsa konservatorët kërkojnë dëbim nga Mbretëria e Bashkuar

UK11 hours ago

Titujt e gazetave në UK

Kosova23 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Trending