ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku 2 hours ago
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri 3 hours ago
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës? 3 hours ago
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses 6 hours ago
Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

DW/Parashikime të errëta për pasojat e krizës

albnews by albnews
3 April, 2020
in Bota
0
DW/Parashikime të errëta për pasojat e krizës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kriza e virusit CORONA është e ngjashme me krizat ekonomike gjatë luftërave botërore, thotë në një intervistë për DW historiani Albrecht Ritschl. Sipas tij kriza mund të arrijë dimensionet e një krize botërore.

“Ne jemi vetëm në fillim të krizës, e cila mund të përkeqësohet sa kriza e madhe botërore e fillimit të viteve 30-të të shekullit XX. Nuk përjashtohet as një rënie e prodhimit të brendshëm bruto prej rreth 20 përqindësh. Perspektiva është e errët dhe varet se sa do të zgjasin masat e karantinës.” – shprehet në një intervistë për DW historiani Albrecht Ritschl.

RelatedPosts

SHBA-të shpallin katër grupe të majta evropiane si organizata terroriste

SHBA-të nisin “Shtizën e Jugut” kundër narkotikëve venezuelianë

Detajet e reja tronditëse nga ‘Sniper Safari’ në Bosnjë

Tipare të krizës janë rënia e kërkesës, rënia e prodhimit, papunësia masive, kriza financiaree cila pasohet shpesh përcillet nga një krizë borxhi shtetëror. Një ngjashmëri tjetër me periudhat e luftërave botërore është sipas historianit  Ritschl fakti se restorantet, dyqanet e vogla dhe ndërmarrjet artizanale janë të mbyllura. Dhe se që sot mund të thuhet se disa sektorë mund të pësojnë tkurrje në një mënyrë të ngjashme me kohën e luftërave, kur në disa sektorë të caktuar ekonomia pati rënie deri në 70 përqind.

Veprime reaktive

Arbeitslosigkeit in den USA (picture-alliance/AP Photo/M. J. Sanchez)

Albrecht Ritschl thekson se sot shtetet po reagojnë si zjarrfikësa financiarë, duke vënë në dispozicion para për sipërmarrjet dhe të punësuarit. Këto janë veprime reaktive dhe pritet të shihet se cilat do të jenë efektet e këtyre masave. Të gjithë natyrisht janë edhe duke hamendësuar se kur mund të përballemi me mungesa në furnizimet me ushqime ose me trazira sociale. “Politikanët kudo në botë janë në panik. Ne e shohim këtë më qartë tek Presidenti i SHBA-së: ai po përpiqet të shpëtojë lëkurën e vet duke premtuar se do t’i rilejojë veprimtaritë ekonomike pas Pashkëve. Askush nuk e di se si arrin ai në këtë gjykim. Por shpesh llogaritë politike funksionojnë ndryshe nga ato të ekspertëve.”

Ndryshim në mënyrën punës

Arbeitslosigkeit in den USA (AFP/A. Gomes)

Askush nuk e parashikon dot nëse do të ketë recesion, mendon historiani, i cili megjithatë thekson se sipas tij rreziku ekziston. Sidoqoftë sipas tij efekti kryesor do të jenë zhvendosjet në sektorët industrialë dhe në mënyrën e prodhimit si dhe ndryshimet në mënyrën dhe metodat e punës. “Shembulli tipik është ajo që ne po bëjmë tani: punë nga shtëpia. Mendoj se një pjesë e madhe e kësaj mënyre pune do të vazhdojë të mbetet e tillë.” – mendon Albrecht Ritschl.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

14 November, 2025
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

14 November, 2025
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

14 November, 2025
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result