ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë 3 hours ago
Ronaldo, 40-vjeçari që “fluturon” ende, gol spektakolar në Arabi 3 hours ago
Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi 3 hours ago
“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë 3 hours ago
Kurti pret në takim dy kongresistë amerikanë, flasin për thellim bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

DW: Policia serbe u kërkon shqiptarëve të Kosovës nga 10 euro ryshfet për të kaluar kufirin

albnews by albnews
28 August, 2021
in Kosova
0
DW: Policia serbe u kërkon shqiptarëve të Kosovës nga 10 euro ryshfet për të kaluar kufirin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pothuajse gjithsecili në Kosovë e di se një ryshfet prej dhjetë eurosh duhet të bëhet gati për policët kufitarë të Serbisë, në mënyrë që të evitohen pritjet e gjata, shkruan Deutsche Welle.

Kjo nënkupton se miliona euro shkojnë në xhepat e zyrtarëve policorë të korruptuar, çdo vit.

RelatedPosts

Kurti pret në takim dy kongresistë amerikanë, flasin për thellim bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Eksporti i vezëve në Shqipëri rrit çmimet në Kosovë/ Vlera e produktit në supermarkete tejkalon nivelet e pasluftës

‘Shok, do kryhet nesër!’/ Vrasja e Liridona Ademajt nga bashkëshorti, zbardhen mesazhet me ekzekutorin! Naim Museli kishte mbi 475 mijë euro borxhe! Zbulohet shuma e sigurimit jetësor të viktimës në Suedi

Njerëzit e intervistuar nga DW-ja kanë deklaruar se besojnë që ryshfeti nuk është i motivuar politikisht.

Sipas një vlerësimi, rreth gjysmë milionë njerëz me dokumente të Kosovës jetojnë në vendet e Evropës Perëndimore. Pothuajse secili që vjen në vendlindje për pushime apo për arsye të tjera, duhet të kalojë përmes Serbisë dhe gatishmëria është që të paguhen 10 euro për të kaluar më shpejtë nëpër kufi.

Dëshmitë e dhjetëra qytetarëve të Kosovës, të cilët i ka intervistuar DW-ja, thonë se “taksa rrugore” në kufirin serb nuk është një përjashtim, por një ligj, kryesisht në kufirin ndërmjet Serbisë e Kroacisë ose Serbisë dhe Hungarisë.

Sipas dëshmive, polici kufitar që kontrollon dokumentet, kërkon haptas para dhe se ata që refuzojnë të japin, përballen me pritje disa orëshe.

Duke u thirrur në nevojat për kontroll shtesë, policia i ndan ata që nuk paguajnë dhe i lë duke pritur. Për këtë arsye, ryshfeti prej 10 eurosh, paguhet në mënyrë masive.

Një polic me përvojë, i cili ka arrestuar roje kufitare dhe doganierë të korruptuar shumë herë si pjesë e Sektorit të Kontrollit të Brendshëm, ka thënë për DW-në se nuk është i befasuar me këtë “tarifë”.

“Është një shifër që nuk i shkakton shumë dëm askujt dhe është e lehtë të pajtohesh të paguash,” tha ai, duke shtuar se “të gjithë marrin pjesë në këtë – nga komandanti i stacionit deri te çdo oficer”.

Ai ka thënë se kjo bëhet në mënyrë solidare duke shtuar se askush nuk e raporton kolegun dhe se ky mur i heshtjes nuk është e lehtë të thyhet.

Disa bashkëbisedues kanë thënë për DW-në se kjo nuk duhet të shihet si një trajtim i motivuar politikisht për shqiptarët e Kosovës.

Kjo pasi, qytetarët me dokumente të Kosovës nuk mund të kalojnë nëpër Serbi me pasaportë të Kosovës por vetëm me letërnjoftim.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk është përgjigjur lidhur me praktikën e pagesës prej 10 euro që bëhet në kufi dhe nëse do të marrin masa për këtë.

Ndërkaq, analisti politik në Kosovë, Shpëtim Gashi ka përmendur faktin se Bashkimi Evropian ende nuk i ka hequr vizat për qytetarët kosovarë. Sipas tij, kjo e bënë çdo dalje nga shteti i Kosovës edhe të shtrenjtë edhe të komplikuar.

Rreth 90,000 kërkesa për viza parashtrohen çdo vit në Prishtinë dhe rreth tre milionë euro derdhen në arkën e ambasadave të huaja.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë

Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë

24 November, 2025
Ronaldo, 40-vjeçari që “fluturon” ende, gol spektakolar në Arabi

Ronaldo, 40-vjeçari që “fluturon” ende, gol spektakolar në Arabi

24 November, 2025
Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi

Shpërthen pas 12,000 mijë vjetësh vullkani në Etiopi

24 November, 2025
“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë

“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result