ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 53 minutes ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 1 hour ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 6 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 6 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

DW/Propozime për heqjen e masave kufizuese

albnews by albnews
4 April, 2020
in Bota
0
DW/Propozime për heqjen e masave kufizuese
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Masat kufizuese në krizën e Coronës do të mbeten të pandryshuara deri më 19 prill. Po pastaj? Një grup ekspertësh gjermanë paraqiti një plan për heqjen e tyre. Megjithatë ky proces do të zgjasë mjaft kohë.

Kufizime drastike, ndërmarrje, dyqane dhe restorante të mbyllura në masë të gjërë, gjithnjë e më shumë të papunë, një nivel i papërfytyrueshëm borxhi shtetëror – përhapja e virusit Corona po e rëndon shumë ekonominë dhe shoqërinë gjermane dhe të shumë vendeve të botës dhe rreziku i dëmeve të pariparueshme po rritet çdo ditë.

RelatedPosts

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Administrata Trump miraton paketën e ndihmës për Ukrainën deri në 1 mld dllarë

“Partneriteti 100-vjeçar”-Ratifikohet marrëveshja mes Kievit dhe Londrës, thellohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Për sa kohë mund ta përballojë Gjermania një gjendje të tillë? Për këtë pyetje diskutuan edhe 14 ekspertë, të cilët nën drejtimin e Institutit Ifo në Munih, hartuan një strategji ndërdisiplinore për heqjen e masave kufizuese. Grupi i eskpertëve përbëhet nga ekonomistë, mjekë, psikologë socialë dhe juristë. Përfundimi i tyre: “Pas gjithë gjasash, kthimi në normalitet ka nevojë për një periudhë afatgjatë dhe mund të arrihet vetëm me përpjekje dhe kosto të konsiderueshme”.

Presidenti i Institutit Ifo, Clemens Fuest, llogarit se çdo ditë që Gjermania kalon në izolim i shkakton vendit dëme në miliarda. Dhe se sa më tepër të zgjasë pauza ekonomike, aq më serioze do të jenë pasojat për konjunkturën. Por nëse në Gjermani hiqen plotësisht kufizimet aktuale, virusi mund të përhapet përsëri shumë shpejt në radhët e popullsisë e cila është kryesisht jo imune dhe mund të shkaktojë një numër të madh të sëmundjesh serioze, shkruajnë eskpertët në rekomandimet e tyre prej 30 faqesh. Sipas tyre një vaksinim efektiv ose një terapi e zbatueshme gjerësisht nuk do të jenë në dispozicion përpara vitit 2021.

Deutschland Berlin Angela Merkel (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)

Merkel: Ende herët për lehtësimin e kufizimeve

Një akt i vështirë ekuilibri

Nisur prej këtyre fakteve strategjia për heqjen e masave kufizuese duhet të jetë “fleksibël dhe e adaptueshme ndaj rrezieve”. Ekspertët rekomandojnë “zbatimin gradual të një strategjie të bazuar në rrezikun aktual, e cila kombinon një zbutje të kufizimeve në sferën sociale dhe ekonomike të shoqëruar me mbrojtjen e vazhdueshme dhe efektive të shëndetit të qytetarëve.” Kjo do të thotë se fillimisht do të zbuten vetëm masat kufizuese që shkaktojnë dëmet më të mëdha. Por se në rast se vihet re një përhapje e re e virusit kufizimet do të rivendosen përsëri.

Sektorët e lehtësimeve

Konkretisht eskspertët propozojnë që së pari zbutja e kufizimeve të fillojë në sektorë me rrezik të ulët infeksioni, si për shembull në fabrika me prodhim të automatizuar, si dhe në sektorët e prodhimit të mallrave me vlerë të lartë. Po ashtu prioritet do të ketë në Gjermani shtimi masiv i prodhimit të veshjeve dhe maskave mbrojtëse dhe sigurimi i kapaciteteve prodhuese për vaksina dhe ilaçe.

Ekspertët e konsiderojnë edhe rihapjen sa më shpejtë të kopshteve dhe të shkollave si parakusht për rimëkëmbjen e ekonomisë. Hapja e tyre lidhet edhe me faktin se të rinjtë rrezikohen më pak prej Covid-19. Nga ana tjetër njerëzit që paraqesin rrezikshmëri të lartë ndaj sëmundjes duhet të qëndrojnë të izoluar për më gjatë dhe për ta duhet të ofrohen ndihma shtesë dhe fonde përkatëse.

Hilfsorganisation Help | Hilfe zur Selbsthilfe (Help)

Jo vendime të përgjithëshme dhe të centralizuara

Vendimet se kur dhe në cilat zona mund të rihapen fabrikat dhe të rifillojë prodhimi, do të varen gjithashtu nga kriteret rajonale. Cili është niveli i infeksionit në zonë? Sa është përhapur virusi? Sa vetë janë imunizuar? A ka spitale dhe mjekë të mjaftueshëm për të trajtuar personat e infektuar? Rajonet që u japin përgjigje të kënaqshme këtyre pyetjeve do të lejohen të zbatojnë më shpejt sesa rajonet e tjera masat lehtësuese. Po ashtu ata që mund të punojnë pa probleme nga shtëpia duke përdorur teknologjitë digjitale duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi edhe më të gjatë. Si mjaft të rëndësishme ekspertët konsiderojnë transparencën dhe komunikimin e vendimeve me kohë në mënyrë që njerëzit të kenë mundësi të përgatiten për rifillimin e punës dhe të marrin masat përkatëse.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result