• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
DW: Serbia duhet t’i kujtojë krimet dhe përgjegjësinë

DW: Serbia duhet t’i kujtojë krimet dhe përgjegjësinë

by albnews
11 June, 2020
in Bota, Kosova
0
0
VIEWS

Një organizatë e të rinjve serbë informon për pjesëmarrjen e Serbisë në luftërat e ish-Jugosllavisë. Kjo ka shkaktuar kritika të ashpra nga Ministria e Jashtme serbe.

“Luftë ka pasur edhe në Serbi”, shkruan me shkronja të mëdha në faqen e internetit ratusrbiji.rs. Me këtë parullë organizata joqeveritare “Iniciative e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” (YIHR) përpiqet të rrënojë mitin e kahershëm në Serbi, se ky vend nuk ka marrë pjesë në luftërat e armatosura në ish-Jugosllavi, në vitet 1990 – në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë. Të këtij mendimi nuk kanë qenë vetëm shumica e anëtarëve të kabineteve qeveritare të Serbisë në tri dekadat e fundit, por edhe shumica e qytetarëve serbë, të cilët mohojnë pjesëmarrjen e Serbisë në luftërat e ish-Jugosllavisë.

Gjeneratat e reja në Serbi janë më së paku të informuara për gjërat që kanë ndodhur në Vukovar apo Srebrenicë. Në disa studime thuhet se rreth 30 % e nxënësve në Serbi mendojnë se vendi i tyre nuk është fare përgjegjës për ndonjë luftë në ish-Jugosllavi. Me faqen ratusrbiji.rs, organizata (YIHR) do të ifnormojë opinionin dhe të nxjerrë në sipërfaqe faktet nga e kaluara. Në këtë faqe janë publikuar me 1 qershor 2020, dokumente, hulumtime dhe vendime të gjykatave ku dëshmohet se në lufërat në ish-Jugosllavisë ka qenë e përfshirë edhe Serbia dhe se shteti i Serbisë ka luftuar edhe në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.

Varrezat masive, llogoret dhe paramilitarët

YIHR rikujton se Serbia ka fshehur në vendin e vet një kohë të gjatë varrezat masive të shqiptarëve të vrarë në Kosovë, gjatë luftës së vitit 1998-99; se në periudhën prej vitit 1991-95 ka pasur në Serbi edhe llogore për kroatët dhe boshnjakët e zënë rob; se Ushtria e Serbisë ka bashkëpunuar ngushtë me paramilitarët serbë, të përfshirë në luftërat jashtë Serbisë dhe se këto forca kanë kryer krime lufte.

Kjo organizatë nënvizon edhe punën e bërë nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, i cili ka përpunuar një numër të madh të proceseve për krime lufte dhe gjenocid. OJQ-ja nënvizon, se disa prej personave të denuar në Hagë për krime ende janë aktiv në jetën politike në Serbi, si për shembull lideri i radikalëve, Vojisllav Sheshel, i cili është deputet në Parlamentin e Serbisë.

Instrumentalizimi i krimeve të luftës?

Këto të dhëna të publikuara janë kritikuar nga shumë forca në Serbi. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka qenë një funksionar i lartë në Partinë Socialiste të Serbisë, të ish-diktatorit Slobodan Milosheviq, thotë se pohimet për “Luftën në Serbi” dhe krimet e luftës nga vitet 1990-të po instrumentalizohen nga politika e sotme.

Gazeta “Večernje Novosti” ka publikuar një tekst ku thuhet se “disa organizata po përpiqen që me paratë e Gjermanisë të krijojnë nazistë të rinj serbë – një faqe interneti vlon nga gënjeshtrat”. Daçiqi kritikon mbështetjen e këtij projekti nga Ministria e Jashtme gjermane. Ambasadave të huaja u bën thirrje që të investojnë para në projektet që pasqyrojnë vuajtjet e serbëve në Kroaci dhe Kosovë. YIHR akuzohet si organizatë që me paratë e huaja ka për qëllim të prezantojë Serbinë si fajtore për krime dhe luftëra.

Ka disa të vërteta

Ambasada gjermane ka komentuar këto pohime për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, me fjalët: “Kur merren parasysh krimet e tmerrshme dhe të pashembullta, që kanë bërë gjermanët këtu në Serbi gjatë Luftës së Dytë Botërore, ne si ambasadë gjermane jemi të mendimit se është shumë me rëndësi që të përballemi me të gjitha anët e historisë”.

Me rëndësi është që të kuptohet se çfarë ka ndodhur dhe që të përballemi me të kaluarën e vërtetë. Faqja e internetit ratusrbiji.rs po jep një kontribut të madh në këtë debat për t’u përballur me luftërat në ish-Jugosllavi.

Ministri i Jashtëm Daçiq dhe gazeta “Večernje Novosti” nuk janë të vetmet që e kritikojnë projektin e YIHR. Gazeta “Informer” kritikon publikimin e një harte të Serbisë pa Kosovën dhe pohimet për krimet serbe jashtë Serbisë. Aktivisti Marko Molosavljeviq pohon se në Serbi janë fshehur në varresat masive trupat e rreth 900 civilëve të vrarë në Kosovë.

Respekti dhe dënimi

“Gjenerata e re është rritur me ndjenjën e fajit, por ne nuk flasim për fajin kolektiv apo viktima kolektive të një kombi. Bëhet fjalë për respektin ndaj viktimave, pavarësisht origjinës së tyre.” YIHR kërkon që të përgjigjen të gjithë ata të cilët kanë bërë krime dhe mbajnë përgjegjësi për krime. “Komentet e Daçiqit paraqesin mbrojtje të krimeve të bëra nga regjimi serb në vitet 1990”, thotë Milosavljeviq. “Qeveria e tanishme feston shumë kriminelë lufte si heronj dhe i mbështet politikisht.”

Previous Post

Maliqi thirrje opozitës parlamentare: Mos u bashkoni me fundin e turpshëm të Beut të Surrelit

Next Post

Shqipëri, sot 44 të prekur me koronavirus

albnews

albnews

Related Posts

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë
Albania

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë

15 May, 2025
LDK këmbëngul për formimin e një qeveri gjithëpërfshirëse transitore
Kosova

LDK këmbëngul për formimin e një qeveri gjithëpërfshirëse transitore

15 May, 2025
Rënia e Joe Biden dhe si kamuflua nga ajo nga ekipi i tij, libri i dy autorëve amerikan që zbulon prapaskenat
Bota

Rënia e Joe Biden dhe si kamuflua nga ajo nga ekipi i tij, libri i dy autorëve amerikan që zbulon prapaskenat

15 May, 2025
Next Post
Shqipëri, sot 44 të prekur me koronavirus

Shqipëri, sot 44 të prekur me koronavirus

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

I gënjeu për 1 muaj shqiptarët, Rama tani flet si Berisha: Për të hyrë në BE duhet të plotësojmë kriteret

15 May, 2025
Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

Osmani: Moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon fondet nga BE-ja, rreth 900 milionë euro

15 May, 2025
Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

Konfuzion për bisedimet e paqes, Trump: Asgjë nuk ndodh nëse unë dhe Putin nuk bëhemi bashkë

15 May, 2025
Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown

Arrestohet këngëtari i njohur amerikan, Chris Brown

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4704 shares
    Share 1882 Tweet 1176
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2394 shares
    Share 958 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM