• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 12, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
“Mini Shengeni Ballkanik”, deri më 2021 lëvizja me letërnjoftime midis Serbisë e Shqipërisë

DW: Shengeni i Vogël – ide e mirë, nënshkruesit të dyshimtë

by albnews
11 October, 2019
in Albania
0
1
VIEWS

Shengeni i vogël në Ballkan ide e mirë: ua lehtëson jetën edhe qytetarëve, por në rradhë të parë ekonomisë. Megjithatë problemi qëndron në marrëdhëniet e Beogradit në njërën anë, dhe Tiranës e Shkupit në anën tjetër.

Fakti që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nënshkruan në Novi Sad deklaratën lidhur me synimet e krijimit të një „Shengeni të vogël” midis tre vendeve dhe që u bënë thirrje edhe vendeve të tjera të „gjashtëshes së Ballkanit” përkatësisht Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës, që ta nënshkruajnë deklaratën për të siguruar lirinë e lëvizjes së kapitalit, të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, në vështrim të parë është një lajm i mirë. Por shtrohet pyetja mbi sinqeritetin e vetë nënshkruesve, sidomos të Vuçiqit e Ramës, vlerësojnë analistë serbë për Deutsche Wellen (DW).

Nuk ka dyshim se një marrëveshje e tillë, sikur me të vërtetë të ishte jo vetëm e nënshkruar por edhe e zbatuar, do t‘ua lehtësonte jetën qytetarëve në rajon, ekonomisë dhe biznesit.

„Vetë ideja nuk është e keqe, do t‘ua bënte jetën shumë më të lehtë edhe qytetarëve, por në rradhë të parë ekonomisë. Për shembull kamionët nuk do të kishin më nevojë të prisnin me nga 10-12 orë në kufij”, thotë për DW Milan Çulibërk, analist ekonomik dhe kryeredaktor i së përjavshmes së Beogradit NIN.

I të njëjtit mendim është edhe Mijat Lakiçeviç, analist ekonomik dhe zëvendës kryeredaktor i revistës së përjavshme të Beogradit Novi. Ai thotë për DW se kjo nuk është një iniciativë e paarsyeshme. „Mirë është që të takohen edhe më shpesh, dhe jo vetëm të tre, por që të gjashtë nga rajoni”, thotë Lakiqeviq.

E vështirë të zbatohet në radhë të parë për shkak të Kosovës

Lidhur me deklaratën e Vuçiçit, që në rast të nënshkrimit të marrëveshjes në rajon mund të udhëtohet vetëm me letërnjoftim, Lakiqeviq thekson, se edhe sot për shembull qytetarët e Serbisë dhe Malit të Zi mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim, por në kufij janë ende kolonat kilometërshe, sidomos kamionët.

„Deri në fund të vitit 2021 duam të krijojmë kushtet, që të kalojmë nga vendi në vend vetëm me kartë identiteti. Këtë me Shqipërinë nuk mund ta bëjmë tani dhe shpresojmë ta arrijmë në takimet e ardhshme. Njëzet e gjashtë orë humbasin kamionët duke pritur në kufij dhe shikoni çfarë do të thoshte për ekonominë heqja e këtyre barrierave“, u shpreh Vuçiq.

Kjo është e saktë thonë bashkëbiseduesit tanë, por në të njëjtën kohë paralajmërojnë se problemi qëndron në marrëdhëniet politike ndërmjet, Beogradit në njërën anë dhe Tiranës dhe Shkupit në anën tjetër.

„Do të jetë e vështirë të zbatohet një marrëveshje e tillë, sidomos për shkak të çështjes së pazgjidhur të Kosovës”, thotë Çulibrk. „Nga njëra anë, kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës praktikisht nuk ekziston, nga ana tjetër nuk e dimë cili është statusi i Kosovës në këtë marrëveshje eventuale – a është Kosova krahina jugore serbe, cili është pozicioni zyrtar i Beogradit, apo është shtet i pavarur? Pra me kë do të nënshkruhet një marrëveshje e tillë, pra si do të funksionojë ndonjë çikë kjo marrëveshje”, pyet Çulibrk.

Përse „Shengeni vogël” dhe jo CEFTA?

Biznesmeni nga Vojvodina, Dushan Mijiç, thotë për DW se çdo lehtësim i biznesit është i pranueshëm dhe shton se do të ishte mirë që marrëveshja për „Shengenin e vogël” të marrë jetë, por ai këtë e dyshon.

„Nuk besoj se do të ndodhë, në radhë të parë për arsye politike”, thotë Mijiç. Ai dikur ka bërë biznes në rajon, por tani punon vetëm me vendet e Bashkimit Evropian.

Milan Çulibërk përmend faktin se në këtë rajon ekziston një marrëveshje ekonomike, por që nuk funksionon. „Marrëveshja CEFTA nuk funksionin që nga koha, kur Kosova vendosi taksat për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina. Atëherë është logjike të bësh pyetjen, përse nuk punohet për zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-s, por futet në lojë ‘Shengeni i vogël’? Pra, derisa marrëdhëniet politike mes Beogradit dhe Prishtinës të mos zgjidhen, çfarëdo marrëveshje qoftë ,është vështirë funksionojë”, thotë i sigurtë Çulibrk.

Shtatë ditë grindje, 16 minuta „Paqe, paqe,paqe…”

Mijat Lakiqeviq mendon se ideja e „Shengenit të vogël” është një taktikë politike, që u shërben në rradhë të parë Vuçiqit dhe Ramës që të prezantohen në dritë më të mirë në Evropë, se sa do të përfitojnë prej saj qytetarët.

„Bashkëpunim ekonomik nuk ka, është qeveria që pengon bashkëpunimin, sepse i shikon fqinjët si armiq”, thotë Lakiqeviq.

Ai kujton shembullin e Serbisë, ku politika e përditshme është„nacionaliste dhe konfliktuoze„. Kështu që kjo është një politikë hipokrite, sepse shtatë ditë në javë bëhet politikë konfliktuoze dhe pastaj 16 minuta bërtasim: ‘Paqe, paqe, paqe – asnjëri nuk është fajtor…'”

Ekonomia në prangat e politikës

Vuçiq, Rama dhe Zaev paralajmëruan raunde të reja dialogu për „Shengenin e vogël” dhe shprehën besimin se marrëveshjes to do t’i bashkohen edhe vendet e tjera të “gjashtëshes së Ballkanit”.

Vuçiq njoftoi gjithashtu se deri në takimin pasues ekspertët do të përgatisin studimin ekonomik. Sipas fjalëve të tij, me realizimin e marrëveshjes “do të rritet me 20 për qind atraktiviteti për tërheqjen e investimeve të huaja, dhe kushdo që ka një leje pune në Shkup do ta ketë atë edhe në Beograd dhe Tiranë”.

Megjithatë, si Mijiç edhe Lakiqeviq thonë, se në rajon ekonomia është ende në prangat e politikës, kështu që pengesat për biznesin janë shumë të mëdha, dhe me takime të tilla të politikanëve qytetarët përfitojnë shumë pak.

„Nëse ata nuk heqin kufijtë – dhe ata mund ta bëjnë këtë – atëherë kjo nuk ka kuptim. Sepse kur nuk ka liri në ekonomi dhe në tregti, atëherë me tregti merren individë të përzgjedhur. Kështu në Serbi biznes bëjnë të privilegjuarit, ata që janë të afërt me pushtetin. Nëse njerëzit e Vuçiqit do ta përcaktojnë se kush merret me biznes, atëherë ky nuk është biznes. Plus që tregtia gri, domethënë kontrabanda, jo vetëm që është e pranishme, por është edhe nën kontrollin e autoriteteve”, mendon Lakiqeviq.

Investitorë të huaj të privilegjuar

Vuqiq pas takimit në Novi Sad bëri thirrje për një qasje jo emocianale ndaj këtij projekti. „Nëse njerëzit i lënë mënjanë emocionet e tyre, do të ketë rezultate shumë të mëdha për qytetarët tanë”, tha presidenti i Serbisë, ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev deklaroi se përmes takimeve të tyre në rajon dërgohet mesazhi, që marrëdhëniet politike në rajon po bëhen më të thjeshta, që do të thotë se Ballkani nuk është “më fuçi baruti’, por rajon i paqes, i respektit dhe një rajon ku punohet për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”.

Megjithatë Dusan Mijiq porosit edhe një herë, se në rajon për ekonominë nuk ka pasur asnjëherë qasje liberale, por gjithmonë ka pasur ndërhyrje të shtetit, kështu që sot për shembull investitorët e huaj në Serbi janë të privilegjuar në raport me ato vendas.

„Këto nuk janë probleme ekonomike, por para së gjithash politike. Ndërsa njerëzit do të gjejnë lehtësisht një mënyrë si të lidhen, si të prodhojnë dhe si të bëjnë tregti. Sidoqoftë politika i pengon ata të veprojnë normalisht, domethënë ata i pengon theksimi i vazhdueshëm i mosbesimit të ndërsjellë, i mosmarrëveshjes”, përfundon Mijiq.

Publikisht grindje – por privatisht shumë gazmorë

E ndërsa politikanët, në rradhë të parë Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama, „shumë shpesh dërgojnë mesazhe urrejtjeje dhe intolerance, ata privatisht janë në marrëdhënie shumë të mira.”

„Nëse duhet edhe dehen së bashku, por pastaj e ndihmojnë njëri-tjetrin për të nxitur nacionalizmin dhe urrejtjen”, thekson Mijat Lakiçeviç. Njohësit e situatës pohojnë se natën para mbledhjes, darka e Vuçiqit dhe Ramës në kalanë Petrovaradin ka qenë – mjaft gazmore

Previous Post

Çmimi Nobel për mbrojtësin e Millosheviçit, Basha: Tronditëse, ditë e trishtë për vlerat tona

Next Post

Pas koranit në Pogradec, hidhet rasat krapi në liqenin e Fierzës

albnews

albnews

Related Posts

Tensionet gjatë numërimit, Celibashi: Përfaqësuesit politikë nuk e ndihmojnë mbarëvajtjen e procesit
Albania

Tensionet gjatë numërimit, Celibashi: Përfaqësuesit politikë nuk e ndihmojnë mbarëvajtjen e procesit

11 May, 2025
Tensionet ndërpresin numërimin për votën e diasporës
Albania

Tensionet ndërpresin numërimin për votën e diasporës

11 May, 2025
Minimumi, sot votuan 85% e shqiptarëve, jo 41% sa thuhet
Albania

Minimumi, sot votuan 85% e shqiptarëve, jo 41% sa thuhet

11 May, 2025
Next Post
Pas koranit në Pogradec, hidhet rasat krapi në liqenin e Fierzës

Pas koranit në Pogradec, hidhet rasat krapi në liqenin e Fierzës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Mu zhduk…! Erion Braçe në zyrën e patronazhistëve PS-së, Kërcënon gazetaren Meta, përplaset me përfaqësuesin e PD-së

Mu zhduk…! Erion Braçe në zyrën e patronazhistëve PS-së, Kërcënon gazetaren Meta, përplaset me përfaqësuesin e PD-së

11 May, 2025
Zgjedhjet në Shqipëri/ Kryekomunari i Drenasit voton në Tiranë, “zbulon” kandidatin që mbështet

Zgjedhjet në Shqipëri/ Kryekomunari i Drenasit voton në Tiranë, “zbulon” kandidatin që mbështet

11 May, 2025
Humbje që rëndon shumë për Chelsean, Newcastle merr fitore të madhe në rrugën drejt Champions

Humbje që rëndon shumë për Chelsean, Newcastle merr fitore të madhe në rrugën drejt Champions

11 May, 2025
Erion Veliaj, Beqaj, Çyrbja dhe Bllako refuzojnë të votojnë: Nuk duam para kamerave

Erion Veliaj, Beqaj, Çyrbja dhe Bllako refuzojnë të votojnë: Nuk duam para kamerave

11 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4671 shares
    Share 1868 Tweet 1168
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2381 shares
    Share 952 Tweet 595
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1807 shares
    Share 723 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM