• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, July 4, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
DW/ Situatë diplomatike delikate – vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem

DW/ Situatë diplomatike delikate – vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem

by albnews
14 March, 2021
in Bota, Kosova
0
4
VIEWS

Kosova ka nënshkruar një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, por këtë e kundërshton BE, Lidhja e Vendeve Arabe dhe Turqia.

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, ku në fokus është zotimi i Kosovës për hapjen e ambasadës së saj në Jerusalem ka nxitur një debat në Kosovë, nëse duhet bërë hapja e ambasadës apo jo. Kosova ka nënshkruar një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë për vendosjen e ambasadës së saj në Jerusalem, por ky hap hasi në kundërshtimin e Bashkimit Evropian, Lidhjes së Vendeve Arabe dhe Turqisë. Kosovës iu kërkua që të mos e vendosë ambasadën në Jerusalem.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se qeveria e re e Kosovës do të koordinohet për çdo veprim me administratën e re të presidenitt amerikan, Joe Biden. “Ne do të koordinojmë çdo veprim tonin diplomatik me SHBA-së dhe Administratën Biden, atje është Jerusalemi ynë”, është shprehur Vjosa Osmani.

Letra urimi me dëshira e porosi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, pas zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë dhe fitores së lëvizjes Vetëvendosja të Albin Kurtit, i shkroi një letër urimi, ku ndër të tjera i drejtohet Kurtit që pritet të formojë qeverinë e Kosovës se “e pret në Izrael që në Jerusalem së bashku të inaugurojnë ambasadën e Kosovës”.

Por pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, letër urimi Albin Kurtit i shkroi edhe presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se “është i gëzuar që mësoi qëndrimin e tij “për rishqyrtimin e zotimit” për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, në rast të ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në qeveri”. Erdogan e ka porositur Kurtin që “do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”. Vetë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, u ka nisur letra presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, në të cilat është zotuar për thellim të bashkëpunimit, kur të formojë qeverinë e re në Kosovë, por në asnjërën letër, ai nuk përmend nëse do ta hap ambasadën në Jerusalem sipas kërkesës së Netanjahut, apo nuk do ta hapë sipas kërkesës së Erdoganit.

Israel Premierminister Benjamin Netanjahu

VV ende pret

Në një takim me 1 mars ndërmjet liderit të Vetëvendosjes dhe ambasadorit turk në Prishtinë Çağri Sakar, Albin Kurti, paralajmëroi se do ta shqyrtojë çështjen, se në cilin qytet do të vendoset ambasada e Kosovës, në Tel Aviv apo Jerusalem, por ka shtuar se “për këtë gjë do të shihet edhe dokumentacioni i qeverisë në ikje”. Zëdhënësi i lëvizjes Vetëvendosja Përparim Kryeziu, thotë se deklarimet e Albin Kurtit lidhur për zotimet e qeverisë në ikje për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem kanë qenë konsistente. “Në lidhje me vendndodhjen e Ambasadës, zoti Kurti ka qenë korrekt, konsistent dhe transparent në qëndrimet e tij, duke thënë se ajo është një çështje që do të trajtohet nga qeveria e re pasi të jetë konsultuar dokumentacioni i qeverisë në detyrë. Ky është një veprim i rëndësishëm para një vendimi të qeverisë së tij për këtë çështje”, ka thënë zëdhënësi Kryeziu.

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem është e paraparë me marrëveshjen e 4 shtatorit të vitit 2020, kur Kosova dhe Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump. Menjëherë pas kësaj marrëveshje, Bashkimi Evropian u shpreh i shqetësuar me zotimin e Kosovës për vendosjen e ambasadës në Jerusalem. “Meqë Kosova dhe Serbia e kanë përcaktuar integrimin evropian si përparësi strategjike, Bashkimi Evropian pret që të dyja palët të veprojnë në harmoni me këtë përkushtim që të mos dëmtojnë ardhmërinë e tyre evropiane. Serbia tashmë është duke negociuar këtë anëtarësim dhe pritet që ajo të harmonizojë politikën e saj me ato të Bashkimit Evropian”, pati thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Bashkimi Evropian më 2 shkurt të këtij viti një ditë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, dhe ku u tha se ambasada e Kosovës do të vendoset në Jerusalem, shprehu keqardhje për vendimin e Kosovës, për faktin që Jerusalemin BE-ja e konsideron qytet me një status ende të pazgjidhur.

Türkei | Satellitenstart | Türksat 5A

Hoti: Shtetet duhet të respektojnë marrëveshjet e nënshkruara

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare ndërkaq, thonë se sipas së drejtës diplomatike dhe konsullore, në kuadër të së drejtës ndërkombëtare publike, përcaktimi i lokacioneve të përfaqësive të huaja diplomatike është e drejtë ekskluzive kushtetuese dhe sovrane e shtetit që i pranon ato përfaqësi. Afrim Hoti profesor i të drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës thotë se për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem ka pasur zotim publik të nënshkruar nga autoritetet legjitime të Kosovës. Tani ka mbetur vetëm jetësimi i vendosjes së ambasadës, sepse shtetet duhet t’u qëndrojnë besnike marrëveshjeve të nënshkruara, thotë Hoti.

“Kurti duhet t’i përgjigjet ftesës së kryeministrit të Izraelit varësisht nga qëndrimi që ai ndërton për politikën e jashtme. Është thuajse si parim fondamental që marrëveshjet duhet të respektohen. Dhe mbi këtë bazë tashmë kemi një marrëveshje tri palëshe bashkë me Izraelin dhe SHBA-të, dhe e njëjta ose duhet të respektohet ose eventualisht duhet të iniciohet procedura për ndryshimin e asaj. Nëse nuk e ka inicim, atëherë marrëveshjet ndërkombëtare duhet të zbatohen”, thotë Hoti.

Shasha: “Askush nuk dëshiron të jetë “delja e zezë” ndërkombëtare”

Një njohës tjetër i marrëdhënieve ndërkombëtare, Demush Shasha nga Instituti për Politika Evropiane, EPIK i tha DW-së, se duhet vlerësuar lartë njohja e pavarësisë së Kosoës nga Izraeli, por i gabuar është vendimi për vendosjen e ambasadës në Jerusalem. “Askush nuk dëshiron të jetë “delja e zezë” ndërkombëtare. Një veprim i tillë është në shkelje flagrante të drejtës ndërkombëtare dhe paraqet minim të procesit negociator në mes Palestinës dhe Izraelit. Kjo është në veçanti e dëmshme në rastin e Kosovës, pasi që Kosova si një shtet i cili synon të anëtarësohet në OKB është duke bërë shkelje të rëndë të standardeve më të rëndësishme ndërkombëtare të OKB-së”, thotë Shasha. Sipas tij, “refuzimi i mbarë botës për të vendosur ambasadat e tyre në Jerusalem, reflekton konsensusin 50-vjeçar ndërkombëtar për t’ia lënë këtë çështje procesit negociator në mes palëve”. “Tani, vendimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike është marrë. Është tejet e vështirë që ai vendim të tërhiqet, edhe pse ekzistojnë shembujt e tillë si ai në rastin e Paraguait. Sidoqoftë, konsideroj se njohja nga Izraeli nuk është siguruar nga përfaqësuesit e Kosovës, por nga miqtë ndërkombëtare të Kosovës. Prandaj, qeveria e re duhet të zhvilloj një dialog të afërt me SHBA dhe BE me qëllim të dakordimit të fatit të ambasadës se Kosovës në Izrael”, thotë Demush Shasha. Sipas tij, sa herë bëhet fjalë për marrjen e detyrimeve ndërkombëtare, përfaqësuesit e institucionet e Kosovës duhet paraprakisht të sigurohen se kanë mbështetjen e gjithë spektrit politik në Kosovë me qëllim të jetësimit të obligimeve ndërkombëtare.

Previous Post

Suedi, persona të maskuar i vunë zjarrin shkollës ku arsimoheshin fëmijët muslimanë

Next Post

Përse Ajnshtajni nxjerr gjuhën?

albnews

albnews

Related Posts

Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë
Bota

Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë

4 July, 2025
Përparim në negociatat SHBA-BE për tarifat, por ende pa marrëveshje: Europianët të ndarë mes vetes
Bota

Përparim në negociatat SHBA-BE për tarifat, por ende pa marrëveshje: Europianët të ndarë mes vetes

4 July, 2025
Morinë-Vërmicë, superdogana e Shqipërisë dhe Kosovës. 3 mln udhëtarë në vetëm 5 muaj
Albania

Morinë-Vërmicë, superdogana e Shqipërisë dhe Kosovës. 3 mln udhëtarë në vetëm 5 muaj

4 July, 2025
Next Post
Përse Ajnshtajni nxjerr gjuhën?

Përse Ajnshtajni nxjerr gjuhën?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Debati për emigrantët në Britani, Artan Hoxha: Punëtorët e “shtëpive të barit” rekrutohen në fshatra! Ja si shmangin gjurmimin

Debati për emigrantët në Britani, Artan Hoxha: Punëtorët e “shtëpive të barit” rekrutohen në fshatra! Ja si shmangin gjurmimin

4 July, 2025
Wimbledon pranon të thyejë rregullin shekullor për të nderuar Diogo Jota-n

Wimbledon pranon të thyejë rregullin shekullor për të nderuar Diogo Jota-n

4 July, 2025
Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë

Autobusi rrokulliset në Gjermani, 20 të plagosur rëndë

4 July, 2025
Andi Bushati: Zegjineja, një bibë e pilotuar nga Rama! Pashë një skenë të llahtarshme në Bashkinë e Vlorës

Andi Bushati: Zegjineja, një bibë e pilotuar nga Rama! Pashë një skenë të llahtarshme në Bashkinë e Vlorës

4 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5063 shares
    Share 2025 Tweet 1266
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2539 shares
    Share 1016 Tweet 635
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1948 shares
    Share 779 Tweet 487
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1860 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1718 shares
    Share 687 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM