Connect with us

Albania

DW/ Zgjedhjet në Shqipëri: Çfarë risish sjellin listat e PS e PD?

Published

on

Në Shqipëri janë ndezur motorët e zgjedhjeve parlamentare 2021. Në listat e kandidatëve për deputetë si të PS edhe PD-s vihen re prurje të reja, por edhe përjashtim nga kandidimi të figurave të njohura politike.

Partia Socialiste, (PS) dhe Partia Demokratike,(PD), dy partitë kryesore, që kanë kryer rotacionin e pushtetit në 30 vite të Shqipërisë post-komuniste shpallën në mbrëmjen e vonë të së hënës, ( 08.03) listat e kandidatëve për deputetë, që do të konkurrojnë në zgjedhjet parlamrentare 2021, që pritet të zhvillohen më 25 prill.

PS synon mandatin e tretë të qeverisjes, kurse PD ardhjen në pushtet pas 8 vitesh në opozitë. Duket se palët kanë bërë përpjekje deri në minutën e fundit për të patur ekipe që mund të realizojnë këto synime: listat janë dorëzuar në prag të mesnatës së mbrëmshme, kur skadonte afati i caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Risi dhe surpriza në listat e PS dhe PD

PS hyn në konkurrimin për mandatin e saj të tretë me sloganin “Shqipëria, e ardhmja jonë”. Rreth  21% e emrave në listën e deputetëve të PS janë prurje e re, në krahasim me ekipin që fitoi zgjedhjet e kaluara parlamentare, ato të vitit 2017. Në lista nuk janë përfshirë 35 personalitete të njohura politike të PS.

Një pjesë e tyre u larguan nga konkurrimi me deklarata publike “për t’u lënë vendin të kandidatëve të rinj”, të tjerë u lanë jashtë nga strukturat përzgjedhëse të PS. Rasti më i spikatur është ai i Ditmir Bushatit, ish-ministër i Jashtëm në 4 vitet e mandatit të parë dhe një vit të mandatit të dytë qeverisës të PS. Kritikat e ish-ministrit të Jashtëm Bushati ndaj disa aspekteve të qeverisjes Rama pas heqjes së tij nga posti i kreut të diplomacisë dhe më vonë nga ai i drejtuesit politik të qarkut të Shkodrës, kanë ꞔuar në marrdhënie të ndera mes tij dhe kryeministrit Rama.

Albanien Parlamentswahlen 2017

Kurse Partia Demokratike, hyn në garë me koalicionin “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”. Edhe kjo parti në listat e saj të kandidatëve për deputetë PD ka sjellë prurje të reja, në një përqindje të konsiderueshme, por më të ulët se PS. Ajo ka  lënë jashtë konkurrimit rreth 11 figura të njohura politike të demokratëve, ndër to edhe politikanë historikë të PD, si Genc Pollo, deputet i kësaj force politike në shumicën e grupeve të saj parlamentare, ish-ministër në qeveritë e Berishës. Analistë të pavarur të Tiranës e shohin këtë përjashim si të kushtëzuar nga përfshirja në listat e kandidatëve për deputetë nga partitë e djathta, aleate në koalicion me PD, të cilët janë vendosur në fillim të listave.

Ish-kryetari dhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha, do të marrë pjesë për të tetën herë në 30 vite, edhe në konkurrimin e 25 prillit. Ai është i pesti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, ku në krye është Lulzim Basha, kryetari i PD.

Taktika të ndryshme për të fituar zgjedhjet 

Ndryshimi mes PS dhe PD në përqasjen për të fituar zgjedhjet, nuk është vetëm tek përqindja e prurjeve të reja dhe përjashtimi nga kandidimi i figurave të njohura politike. PS dhe PD kanë taktika të ndryshme lidhur me vendosjen e kandidatëve në atë pjesë të listës, që konsiderohet si “zonë e sigurtë” për të dalë fitues dhe pjesës, ku fitorja është e rrezikuar.

Supriza që sjell PS është vendosja në “zonën e sigurtë” kryesisht të prurjeve të reja dhe të drejtuesve politikë në fund të listës në 12 qarqet ku do të zhvillohet votimi. “Eshtë krejt e pakuptimtë që udhëheqja të rrijë në krye, në vendet e para të listave, që në fakt nuk është të rrish në krye të betejës, ”tha në mbrëmjen e të hënës ,(8.03) kryeministri Rama, njëherazi kryetar i PS. Vetë Rama nuk është në “zonë të sigurtë”. Ai është në vendin e 8-të në listat e kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit dhe të Vlorës.

Risia tjetër e PS është ajo e vendosjes, për herë të parë në zgjedhjet parlamentare në 3 dekadat e fundit, në krye të listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Dibrës, të një emigranti të sukseshëm në Londër, Lavdërim Krashit. Megjithatë vendosja e figurave politike të PS në fund të listës nuk është zbatuar në të gjitha qarqet. Në rreth 26 përqind të 12 qarqeve në krye të listave të kandidatëve janë deputetë dhe politikanë të njohur të PS.

Albanien, Der albanische Oppositionsführer der Demokratischen Partei, Lulzim Basha (C), spricht mit seinen Unterstützern während einer Protestkundgebung gegen die Wahl des neuen Staatsanwalts vor dem Parlament in Tirana
Kreu i PD, Lulzim Basha – opozita e akuzon qeverinë Rama për dështim në 8 vite qeverisje – pamje nga protesta opozitare, 18 dhjetor 2017

Ndryshimet në Kodin Elektoral, të kryera në kuadër të reformës zgjedhore u japin shanse për të fituar edhe atyre që janë vendosur në pjesën e fundit, të pasigurtë të listës së PS. Nëse këta kandidatë ia dalin mbanë të marrin si individë mbi 10 mijë vota apo kur votat e marra prej tyre janë më të shumta se ato të kandidatëvë në “zonën e sigurtë”, pra  në krye të listave, për ta ka shpresa të jenë në parlamentin e ri. Fakti që në pjesën dërrmuese në krye të listave janë emra të panjohur për elektoratin e bën më të lehtë fitoren e figurave të njohura të PS që janë vënë në fund të listës.

Por ka edhe përjashtime si rasti i Dr. Najada Çomo, shefe e Spitalit Infektiv, e cilësuar nga kryeministri Rama si “komandante e luftës anti Covid-19” dhe ai i Luljeta Bozos, profesore e mirënjohur në inxhinierinë e ndërtimit, me një rol të spikatur pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që janë në krye të listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, edhe pse janë shumë të njohura për votuesit.

PD ka një përqasje tjetër: në krye të listave kjo parti ka vënë figura politike, individë me kontribute për këtë forcë politike. Gratë përbëjnë një përqindje të konsiderueshme në “zonat e sigurta” të listave të PS dhe në raport më numrin total të tyre prej 160 kandidatësh: janë 54 gra duke tejkaluar kuotën e detyrueshme prej 30 %. PD ka respektuar kuotën gjinore duke futur 49 gra në listat e saj. Të dyja forcat politike kryesore janë përpjekur të lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë individë me rekorde kriminale në të kaluarën e tyre nën presionin e fuqishëm të BE dhe SHBA.

Në bazë të Kodit Elektoral, fushata për zgjedhjet parlamentare fillon më 23 mars, një muaj para zgjedhjeve. Por në fakt ajo ka filluar prej disa javësh, ku të dyja palët zhvillojnë takime me target grupet e zgjedhësve dhe japin premtime për dalje nga kriza e pandemisë Corona dhe një Shqipëri më të mirë.

Continue Reading
Advertisement

Albania

Krimi në familje, burri dhunon gruan për vdekje, vetëvritet me pistoletë

Published

on

By

Një 50-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij e më pas veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Orikum të Vlorës mesditën e 2 janarit.

Sose Xhebroj mësohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebroj, 50 vjeç.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se çifti kanë pasur probleme me njëri tjetrin dhe kishin shkuar drejt divorcit, teksa janë prindër të dy djemve të rritur. Policia po heton ngjarjen. 

“Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thotë policia.

Continue Reading

Albania

Emrat/ Zbardhet vrasja, shpërthyen me telekomandë boksin elektrik ku humbi jetën Hysni Ymeri, 4 të arrestuar në Shkodër

Published

on

By

Eshtë zbardhur ngjarja e rëndë që ndodhi në 29 dhjetor në lagjen Manush Alimani në Shkodër, ku si pasojë e shpërthimit në boksin elektrik të pallatit ku banonte humbi jetën 61-vjeçari Hysni Ymeri.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”, janë arrestuar shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “SHADOWS”. Zbardhet vrasja me lëndë eksplozive e shtetasit H. Y., e kryer më datë 29.12.2025, në lagjen “Manush Alimani”.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje.

Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP Shkodër.

Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit H. Y., bazuar në provat e siguruara, u finalizua operacioni policor i koduar “SHADOWS”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

-G. B., 27 vjeç
-E. I., 27 vjeç
-E. H., 25 vjeç
-Gj. Z., 24 vjeç

Ndalimi i tyre u bë pasi ka dyshime të bazuara dhe të mbështetura në prova se këta shtetas, kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë eksplozive (e dyshuar me telekomandim në distancë), kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte shtetasi H. Y.

Gjatë veprimeve procedurale, kontrolleve të vendeve dhe ambienteve, si dhe kontrolleve personale, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provave materiale: 28 celularë, 1 automjet “Mercedes-Benz”, rrobat e veshura nga autori i dyshuar që ka vendosur lëndën eksplozive, municion luftarak, një sasi monetare në lekë dhe euro, një sasi lënde narkotike, një sasi lënde kokaine, 3 pajisje gjurmuese GPS, 2 kamera sigurie dhe 1 laptop.

Vijon puna për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje dhe dokumentimin e plotë të saj, si dhe sqarimin e motiveve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
“Shkatërrimi i pronës me eksploziv”;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim;
dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Continue Reading

Albania

Gjykata refuzon sekuestrimin e 20 pasurive të Kristjan Boçit dhe Elman Abules

Published

on

By

Gjykata e Tiranës, ka vendosur të mos sekuestrojë rreth 20 pasuri me vlerë gati 50 milion euro, për të cilat policia dhe prokuroria e kryeqytetit, ka pasur indicie të forta se vijnë nga aktiviteti kriminal i personave që i posedojnë ato.

Informacionet e siguruara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë se miku i Erjon Veliaj, Elman Abule, që sot në Tiranë konsiderohet biznesmen i sukseshëm, në vitin 2004-2005, ka qënë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes.

Drejtoria e Interpolit në 12 shtator 2023 është informuar se Elman Abule rezulton i dënuar më datë 17 janar 2007, nga Gjykata e Antvvep, me 30 muaj burg për veprën penale të “Vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar dhe krijim bande”, duke u dënuar ky shtetas me 2 vjet burg me kusht dhe 1 vit vit në burg për “krijim bande”.

Gjithashtu, rezulton se miku i Abules dhe ish-ortak me subjektin “Rametal” dhe shoqërinë tjetër “Ferro Chrome Holding”, ka qënë Kristian Boçi, i përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe i arrestuar në vitin 2011 në Itali, i cili njihet për lidhjet e tij dhe me persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve si Eldi Dizdari.

Gazetari Qyno,ka mësuar se vendimi i mospranimit të kërkesës së prokurorisë, është dhënë pak ditë më parë nga gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu, i cili në fillim të muajit qershor 2025 u rikthye në funksionin e gjyqtarit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit.

Abdiu, refuzoi të sekuestrojë 20 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila me vlerë rreth 50 milionë euro, të cilat zotërohen nga Kristian Boçi, Elman Abule, mik i afërt i Erjon Veliaj, Vladimir Avramit si dhe 4 personave të tjerë të lidhur me këta persona.

Ndërkohë pritet që me zbardhjen e vendimit të gjykatës, prokuroria e Tiranës të ushtrojë Apelim në gjykatën e Apelit, duke kërkuar sekuestrimin e këtyre pasurive.

Continue Reading
LIVE ALBUK TV
ALBUK TV LIVE
Albania2 days ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK4 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania4 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania6 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK2 days ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK6 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports4 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania4 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania3 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota4 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Bota4 days ago

Brigitte Bardot: Bjondia seksi që revolucionarizoi kinemanë franceze

Trending