Dy avionë të nisur për në Tiranë ulen në Brindisi prej motit të keq, pasagjerët protestojnë në pistë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Moti i keq që përfshiu ditën e djeshme vendin tonë shkaktoi probleme edhe në aterimin e avionëve në pistën e Aeroportit të Rinasit.

Mediat italiane raportojnë se dy fluturime të kompanisë Wizzair, nisur nga Bolonja dhe Bergamo, me destinacion Tiranën, u detyruan të bënin ulje emergjente në Aeroportin e Brindisit rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm për shkak të motit të keq në Tiranë.

Edhe pse janë asistuar menjëherë nga stafi i aeroportit, pasagjerët shqiptarë, të irrituar kanë ndërmarrë akte të dhunshme, duke thyer portat për të dalë në pistë dhe për të protestuar.

Sipas medias lokale Brindisi Today, tensionet u përshkallëzuan në orët që pasuan dhe këtë mëngjes, turma e paduruar filloi të depërtonte me forcë përmes kordoneve të sigurisë drejt portave dhe më pas pushtoi pistën.

Ky veprim shumë i rrezikshëm krijoi trazira të konsiderueshme brenda aeroportit dhe çoi në ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë Kufitare italiane, për të rivendosur qetësinë dhe sigurinë në aeroport.

Sakaq, bëhet me dije se kompania ajrore ende nuk ka njoftuar për fatin e udhëtimit të mëtejshëm të pasagjerëve.

Share This Article