Dy betoniere të mëdha ndërtimi janë filmuar të hyjnë në brendësi të Aeroportit të Rinasit. Aeroporti më i madh në vend dhe më funksionali prej dekadash, iu dha për menaxhim biznesmenit Shefqet Kastrati. Në dhjetor të vitit 2020, Kastrati pagoi 71 milionë euro për të marrë aksionet e Aeroportit të Rinasit.
Që nga ajo kohë, menaxhimi nuk dihet nëse ka qenë më i duhuri, por dukshëm lihet për të dëshiruar minimalisht në imazhin që marrin turistët sapo shkelin në Shqipëri. Një turist ka filmuar i habitur sesi dy betoniere të tonazhit të rëndë hyjnë në mes të ditës brenda një aeroporti.
Teksa filmon, ai dëgjohet të thotë duke qeshur se çfarë dreqin po bëhet këtu. Betonieret kanë qenë duke punuar në brendësi të aeroportit dhe kjo ka tërhequr jo pak vëmendje. Komentuesë të ndryshëm i kanë sygjeruar kompanisë koncesionare përdorimin e mjeteve më praktike dhe të vogla për transportin e betonit, pasi ato të tonazhit të rëndë mund të shkaktojnë edhe aksidente të ndryshme.
Problematik e vazhdueshme dhe ende e pazgjidhshme në këtë aeroport mbetet shtyrja e përsëritur e fluturimeve nga një kompanie e njejtë. Qytetarë presin me orë të tëra që të nisen për në destinacion prej muajsh dhe asnjë masë nuk është marrë nga kompania konçesionare që menaxhon Aeroportin e Rinasit.
“Kompania “Wizz Air” është një nga partnerë tanë strategjik, madje gjej rastin ta falenderoj për besimin dhe angazhimin në Shqipëri duke ofruar çmimet më të lira për qytetarët. Shumë kompani duan të lidhin kontrata me ne, do të jemi lider në Rajon.” – tha Shefqet Kastrati në gusht të vitit 2021.