Dy futbollistë lënë Shqipërinë dhe i bashkohen Përfaqësueses së Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kalimi i sportistëve nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas është kthyer në modë në vitet e fundit. Përfaqësuesja e Kosovës në futsall vazhdon të ketë suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare e si rezultat i kësaj edhe organizimi duket tejet i kënaqur për “Dardanët”.

Kosova është bërë synim i shumë lojtarëve, gjë të cilën e tregon edhe faktin se skuadrës “dardane” së fundmi i janë bashkuar edhe dy futbollistë cilësorë që vijnë nga Shqipëria. Pikërisht bëhet fjalë për Drilon Haxhijaj 20 vjeç dhe Jetmir Gashi 23 vjeç.

Dy futbollistët ishin pjesë e Shqipërisë, por së fundmi ata kanë vendosur që t’i bashkohen përfaqësueses së Kosovës për ta ndihmuar ekipin në sukseset e radhës.

Share This Article