Dy gola në tri ndeshje, Vedat Muriqi po e vazhdon sezonin e ri të La Ligas nga aty ku e kishte lënë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vedat Muriqi e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në La Liga.

Sulmuesi ynë e ka gjetur rrjetën dy herë në tri ndeshjet e para, duke e ndihmuar Mallorcan të marr rezultatet të mira, pasi ka katër pikë pas tri ndeshjes.

Shtatlarti luajti për 86 minuta në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos, e cila u mbyll 0-0, duke zhvilluar një paraqitje të mirë.

Në ndeshjen e dytë ku Mallorca luajti në shtëpi ndaj Real Betis, ai arriti të shënojë golin e vetëm për skuadrën e tij që në fund pësoi humbje.

https://youtube.com/watch?v=BweqFy9ND9s

Sërish sot Muriqi ishte në krye të detyrës, duke shënuar golin e parë në ndeshje në fitoren 2-0 ndaj Rayo Vallecanos.

Sulmuesi që u largua nga Lazio dhe nuk e kompletoi transferimin te Club Brugge, po vazhdon shkëlqimin e tij te Mallorca, aty ku luajti edhe gjatë muajt e sezonit të kaluar.

Muriqi po tregon formë të lartë në këtë fillim dhe pritet ta ndihmojë Kosovën edhe në ndeshjet e shtatorit. /Telegrafi/

Share This Article