Dy klubet shqiptare që garojnë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Shkupi dhe Struga Trim Lum, kanë refuzuar të testohen për koronavirus, pasi nuk i besojnë efikasitetit të testimit te spitali “Acibadem Sistina”, ka bërë të deitur Unioni i Futbollistëve në Maqedoni të Veriut.
“Skuadra e Shkupit ishte paraparë të testohet nesër, por në minutën e fundit ka anuluar testimin, duke shpjeguar se nuk i beson këtyre testeve. Ne respektojmë opinionin e tyre, por këtu po kërkojmë publikisht për t’u testuar në një institucion tjetër ku besojnë se është në interes të lojtarëve të tyre. FC Struga Trim Lim po ashtu ka refuzuar të testohet, por në mënyrë korrekte ka njoftuar se testimet do të bëhen diku në spitale shtetërore”, është thënë nga unioni i lojtarëve.
Të dielën është raportuar se katër lojtarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus te Renova e dy te Shkëndija e Tetovës. Skuadrat ishin testuar te spitali privat “Acibadem Sistina”.