Dy lojtarë të Liverpoolit thuhet se do të largohen këtë verë nga klubit, pasi nuk u grumbulluan nga trajnerit Arne Slot gjatë para-sezonit të Reds.
Liverpool e filloi parasezonin e tij me një humbje befasuese ndaj skuadrës së Championshipit, Preston North End, në një miqësore me dyer të mbyllura javën e kaluar.
Reds rifillojnë para-sezonin e tyre me një turne në Shtetet e Bashkuara, ndërsa skuadra e Slotit përballet me Real Betis, Arsenal dhe Manchester United.
Ekipi i parë do të udhëtojë në Amerikë, me dy lojtarë të mbetur pas me U-21, gjë që sugjeron se një largim nga Anfield është në plan.
Sipas mediumit The Athletic, qendërmbrojtësit e rinj, Rhys Williams dhe Billy Koumetio pritet të largohen nga klubi këtë verë.
Dyshja e kanë gjetur veten duke u stërvitur me ekipin U-21 dhe jo me skuadrën e parë të Slot gjatë përgatitjeve para-sezonale.
23-vjeçari Williams po tërheq interes nga Turqia ndërsa disa klube të Ligue 1 po monitorojnë gjithashtu situatën e tij.
Ai luajti 19 ndeshje në të gjitha garat në sezonin 2020/21 pasi Liverpool u godit nga një krizë dëmtimesh.
Ndërkohë, Koumetio ka luajtur vetëm dy ndeshje për klubin dhe thuhet se kërkohet nga klube nga Skocia dhe Franca.