ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet 3 hours ago
SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump 3 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 3 hours ago
SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza 3 hours ago
Si një valixhe e vjetër zbuloi një pasuri të fshehur familjare, të humbur nën sundimin nazist 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi

albnews by albnews
25 September, 2022
in Albania
0
Dy makina të djegura, luksi në rrjetet sociale dhe skamja në familje: Kush është “gangsterrja” e Bilishtit, Deizi Arapi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, makina e 27 vjeçares nga Bilishti, Deizi Arapi është gjetur e djegur pranë banesës së saj.

Pas ngjarjes, nuk ka vonuar edhe reagimi nga 27 vjeçarja, e cila në dëshminë e saj ka hedhur dyshime të forta se, kjo ngjarje ka ndodhur pasi ka patur një konflikt vite më parë me ish kryebashkiakun, Bledjon Nallbati.

RelatedPosts

Hyn në fuqi Udhëzimi i ri për “Paketën e Maleve”, rregulla të detajuara për zonat prioritare të zhvillimit dhe roli i kryetarëve të bashkive

BE-ja mbështet Reformën Zgjedhore dhe Digjitale në Shqipëri, Gonzato: Themelore për integrimin e Shqipërisë në BE

700 mijë euro të padeklaruara, arrestohet shqiptari në kufirin Kroaci-Bosnje

“Jeta ime është në rrezik. I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që më ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. 4 vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish-kryebashkiakun Bledion Nallbati (aktualisht deputet). Pas konfliktit m’u dogj makina e parë.

Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. Djegien e makinës së parë policia e konsideroi aksidentale, por ja që ngjarja po përsëritet.

Nëse nuk merren masa nuk është çudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal.”- shprehet 27-vjeçarja Dezi Arapi” mësohet të ketë thënë Deizi Arapi.

Por kjo nuk është hera e parë që i ndodh një gjë e tillë. 27 vjeçares në vitin 2018, i është djegur edhe një makinë tjetër , tip “Smart”.

Por kush është Deizi Arapi?

Deizi Arapi nuk është një emër i panjohur për policinë. Rreth një muaj më parë 27 vjeçarja është arrestuar për prishje të qetësisë publike.

Ajo u konfliktua me punonjësit e policisë gjatë shoqërimit në Komisariat pas ankesave të banorëve për prishje të qetësisë publike.

27-vjeçarja  së bashku me të motrën, Xhesika Arapi u shoqëruan në komisariat më 23 gusht,  pasi gjatë natës ndërsa udhëtonin me makinën e tyre bërtasin nëpër qytet. Kur policia mbërriti për t’i shoqëruar, motrat nuk kursyen fjalorin banal ndaj uniformave blu. Por jo vetëm kaq.

Deizi së bashku me motrën e saj, Xhesika Arapin, janë bërë të njohura në rrjetet sociale ku shpesh tregonin për jetën e luksit që bënin por në fakt e vërteta qëndronte ndryshe.

Sipas lajmeve që qarkullojnë në media, nëna e saj prej vitesh punon sanitare në Gjimnazin e qytetit. Ajo është këngëtarja mirditore, Luljeta Përbasha e cila rreth një vit më parë bënte thirrje për t’i ndërtuar shtëpinë pasi jetonte në skamje.

61 vjeçarja tregonte një vit më parë se jetonin me fitimet e nxjera nga mbledhja e lajthive ne fushat e Devollit dhe me lekët e kempit të bashkëshortit.

Këto janë dy botët e Diezit dhe motrës së saj, në njërën anë jeta e luksit në rrjetet sociale dhe nga ana tjetër skamja në të cilën kanë jetuar prindërit e saj.

Tags: lajme britanilajme shqiperi
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet

Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet

19 October, 2025
SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

19 October, 2025
Titujt e Gazetave ne UK

Titujt e Gazetave në UK

19 October, 2025
SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

19 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result