ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus 7 hours ago
Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse 7 hours ago
Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës 7 hours ago
Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë! 10 hours ago
Bukuroshja me origjinë nga Kosova shpallet Miss Finlanda 2025 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Dy mashtrimet e mëdha të fushatës së PS

albnews by albnews
12 April, 2023
in Albania, Opinion
0
Dy mashtrimet e mëdha të fushatës së PS
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Enton Abilekaj

Fushata e Partisë Socialiste u hap me dy shtylla, dy nga absurditetet që propaganda ka investuar për të çorientuar shqiptarët. E para lidhet me sloganin “Kurrë mbrapa, përpara”, që, i shpjeguar nga fjalët e kryetarit, kishte te bënte me “dy hijet” Berisha dhe Meta. Më tej, ai shau kandidatin e “Bashkë fitojmë!” në Tiranë, më pas, prapë Berishën dhe Metën. Asnjë fjalë për Alibeajn, apo kandidatin e tij në Tiranë apo në ato pak bashki ku kandidojnë me siglën e PD.

RelatedPosts

Shqipëria me sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë

Produktet me pesticide alarmojnë tregun rajonal, Kosova: S’kemi importuar perime nga Shqipëria

Të huajt për Zvërnecin: Na pëlqen qetësia, natyra dhe historia

Kjo ishte shtylla kryesore e fushatës së një partie që kërkon të shmangë debatin nga bilanci negativ i qeverisjes. Sulmi ndaj opozitës. Absurdi është se, megjithëse në Kuvend njeh zyrtarisht si opozitë atë grup me më pak se 20 deputetë të Alibeajt, kur del në fushatë, njeh si opozitë Sali Berishën, megjithëse vulën ia jep Alibeajt, sloganin ia kushton Berishës, megjithëse fondet dhe komisionerët i jep Alibeajt, frikën ia ka elektoratit të Berishës.

Pikërisht këtë ka dashur të bëjë, këtë sistem absurd që i garanton fitoren në tavolinë, një sistem me 2 opozita, një reale pothuajse të paligjshme dhe një te emëruar që është po aq mbi ligjin sa vetë autokrati. Por nuk mjafton kjo për të fituar zgjedhjet.

Bëmat e organizatës së Rilindjes janë aq shumë sa edhe nxjerrja jashtë ligjit e opozitës nuk e garanton fitoren. Organizatës së 8 milionë metrave katrorë beton vetëm në Tiranë, që akuzohet nga organizatat ndërkombëtare për pastrimin e parave të krimit ndërmjet lejeve të ndërtimit dhe nga biznesmenët e huaj në Shqipëri për shkatërrim të klimës së biznesit, i duhet te mbjellë pemë në fushatë për të trukuar të vërtetën.

Ata që në opozitë protestuan se zgjerimi i rrugës së Elbasanit do prishte parkun e Liqenit dhe kur erdhën në pushtet e përdorën parkun për pallatet e miqve të tyre, kanë filluar fushatën me mashtrimin e madh të 1 milionë pemëve të mbjella dhe me inskenimin bajat të mbjelljes së pemëve të reja.

Autorët e krimit që ka vrarë deri tani Tiranën, Durrësin, Vlorën dhe Sarandën dhe po betonizojnë gjithë bregdetin, nuk kanë gjetur dot as një copë lulishte që të mos ketë kulla në sfond. Kjo nuk i ndalon të qeshin ndërsa mbjellin 61 pemë me të cilat duan të fitojnë edhe 4 vjet për kulla 61 katëshe.

Është njësoj si kriminelët të shkojnë në obeliskun e viktimës se tyre për të vënë lule, me shpresën se, megjithëse i kanë parë duke e vrarë, njerëzit të besojnë se nuk kanë qenë ata, ose se janë penduar për një shkatërrim 23-vjeçar, që betonizoi vendin, vrau qytetet kryesore dhe strukturoi keq ekonominë.

Nëse lulet mbi obeliskun e Tiranës, që autorët e vrasjes së qytetit vunë sot pa asnjë pendesë, do t’i bëjnë qytetarët të harrojnë të vërtetën, së shpejti do të kemi një obelisk për pluralizmin, pastaj për biznesin, për bregdetin, për kohën kur Shqipëria nuk ishte lavatriçja e parave të pista dhe për ëndrrën e vrarë të shqiptarëve që duan të jetojnë në vendlindje./Dosja.al/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus

Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus

7 September, 2025
Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse

Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse

7 September, 2025
Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës

Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës

7 September, 2025
Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

7 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result